Ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në Greqi muzikanti i njohur në qytetin e Gjirokastrës dhe jo vetëm, Artur Bimi.

Muzikanti Artur Bimi, 49 vjeç, i sëmurë kronik me diabet vdiq në një park të Athinës.

Sipas mjekëve vdekja ka ardhur si pasojë e uljes së menjëhershme të sheqerit në gjak.

Trupi pa jetë u gjend disa ditë më pas dhe u dërgua pa jetë në spital.

Mjekët konfirmuan vdekjen e tij natyrore për shkak të diabetit.

Artur Bimi, sëbashku me vëllain e tij binjak Armando Bini kanë patur një aktivitet të gjerë muzikor në Shqipëri dhe Greqi.

Interpretimet muzikorë të vëllezërve Bimi kanë gjetur fansa dhe adhurues në Shqipëri dhe Greqi.

Koncertet e tyre kanë qenë të shumta në Shqipëri, Greqi, Danimarkë, Suedi, Gjermani, etj.

Vdekja e muzikantit gjirokastrit Artur Bimi është përcjellë me ngushëllim edhe nga disa media greke./Lajm-shqip