ATHINË, 15 dhjetor /ATSH-ANA-MPA/ - Një shkurtim të diferencës midis SYRIZA-s dhe "Demokracisë së re" (ND) paraqesin dy sondazhe të publikuara të dielën, në gazetat greke "Proto thema" dhe "To vima".
Më konkretisht, në sondazhin e "To vima"-s, diferenca paraqitet 2,8 për qind nga 3,6 për qind muajin e mëparshëm.
SYRIZA merr 25,5 për qind, ND 22,7 për qind dhe pasojnë PASOK 6,7 për qind, "Lumi" 6 për qind, "Agimi i artë" 5,9 për qind, Partia Komuniste 5,8 për qind, Grekët e Pavarur 2,7 për qind.
Në të njëjtën kohë, 57,8 për qind e të pyeturve kërkojnë që presidenti të zgjidhet nga parlamenti aktual, ndërsa 36,5 kërkojnë që presidenti të votohet nga një parlament i ri që do të dalë pas zgjedhjeve.
Në sondazhin e gazetës "Proto thema", SYRIZA merr 27,6 për qind, kundrejt 24 për qind të ND-së.
Nga partitë e tjera "Agimi i artë" mbetet në vendin e tretë me 5,6 për qind (+0,2), PASOK 5 për qind (-0,3), Partia Komuniste 4,4 për qind (+0,1), "Lumi" 4,1 për qind (-0,2), Grekët e Pavarur 2,9 për qind (-0,4)./ a.jor.







