ATHINE- Dënimi i dytë i bujshëm në Greqi për evazion: Akis Xohacopullos, (Foto) një ndër shtyllat e Partisë PASOK dhe krahu i djathtë i ish-kryetarit të saj Papandreu, është dënuar nga gjykata me tetë vjet burgim për evazion fiskal, si dhe gjobë 520 mijë euro. Pas dënimit me burgim të përjetshëm të ish-kryetarit të Bashkisë së Selanikut për vjedhjen e 18 milionë eurove, kanë nisur të dridhen të gjithë zyrtarët grekë, sidomos ata që kanë administruar fondet e Olimpiadës së vitit 2004, kur u kryen shumë punë publike.
Xohacopullos akuzohet se ka bërë deklarim të rremë të të ardhurave të tij në vitet 2006-2009. Ai mbahet si një ndër “dinosaurët” e politikës greke të 30 viteve të fundit, ndërkohë që ndodhet në burg nga maji i vitit të kaluar me një akuzë tjetër, edhe më të rëndë: ka krijuar një numër shoqërish jashtë vendit me një xhiro prej 100 milionë eurosh për të mbuluar rryshfetet e marra për blerje të armatimeve gjatë kohës kur ka qenë ministër.
(gk/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com