Greqi, tragjedi shqiptare, vdesin
atë e bir, rëndë djali 6-vjeça

Greqi, tragjedi shqiptare, vdesin<br />atë e bir, rëndë djali 6-vjeça
GREQI – Dy pjesëtarë të një familjeje emigrantësh, babë e bir me banim në Lefkadha të Greqisë humbën jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në Greqi.

Aksidenti ndodhi në orën 03:00 pas mesnate duke u gdhirë e enjte (29 gusht 2013) , në kilometrin e 12 të rrugës nacionale Janinë-Kozani përballë fabrikës “Jikos”, kur makina e vogël me targa greke, në të cilën udhëtonte familja shqiptare që po vinte në Shqipëri, është përplasur me një autobus me targa shqiptare që shkonte në Athinë.

Autoveura me targa greke që e drejtonte emigranti Krenar Shehu, u përplas me frontalisht me dy autobusa. Por fatale ishte përplasje me një autobus shqiptar, me targë AA 071AU, të licensuar në Vlorë.

Nga përplasja mbeti i vrarë në vend drejtuesi i mjetit, Krenar Shehu, i datëlindjes 1977, ndërsa djali i tij 10 vjeçar, Klajdi Shehu, u nda nga jeta pak minuta pas mbërritjes në spital.

Djali tjetër, Milto, vetëm 6 vjeç, kishte marrë plagë të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Në orët e mesditës iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spitalin Haxhikosta të Janinës.

Pranë tij ndodhet edhe konsulli i përgjithshëm shqiptar në janinë, Jani Dako.

Familja Shehu jetonte në ishullin e Lefkadas.

Për nxjerrjen e viktimave u desh ndërhyrja e zjarrfikësve, ndërkohë policia po heton për shkaqet e aksidentit, për të cilat ende nuk është dhënë ndonjë vlerësim.

Policia vlerëson se bilanci do të mund të ishte edhe më tragjik, po për fat, autobusi me pasagjerët rezistoi pas përplasjes duke mos dalë nga rruga apo u përmbysur.
aksidenti ne greqi
(Në foto, makina e aksidentuar)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca