Policia greke ka asgjesuar një rrjet të trafikut të drogës në Greqi, ku qendrën e kishte në zonën e Thesalisë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 7 grekë dhe 7 shqiptarë.
Po ashtu policia sekuestroi 1,7 kg heroinë, dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine. Gjatë kontrollit të kryer u sekuestruan gjithashtu 6.140 euro, 2.200 lekë, 65 paund, gjashte automjete, një motoçikletë dhe 21 celularë.
Burime policore bëjnë me dije se një prej drejtuesve te rrjetit, ishte një 48-vjeçar shqiptar, i cili drejtonte aktivitetin që nga burgu. Ai ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar, për trafik droge.
( Materialet e sekuestruara nga policia greke )