Greqi/ Dy vëllezër adoleshentë vrasin me thikë kushëririn 28- vjeçar shqiptar, dorëzohen në polici: Viktima i kishte abuzuar seksualisht prej vitesh (VIDEO)

Athine- Një 28- vjeçar shqiptar është vrarë me thikë në Greqi. Sipas mediave greke, autorët janë dy kushërinj të tij, vëllezër të moshës 17 dhe 19 vjeç. 

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 të 7 tetorit 2024 kur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin drejt lagjes Patisionit, panë të rrëzuar përtokë 28 vjeçarin Denis Loka.  Ai u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos, por nuk mundi që të mbijetojë dhe ndërroi jetë.

Ndërkohë, dy vëllezërit shqiptarë ishin paraqitur vetë në komisariat, në stacionin e policise në lagjen Kypseli të Athinës një orë pasi kryen vrasjen. Adoleshentët shqiptarë me nënshtetësi greke, kanë pranuar krimin, duke thënë se 28-vjeçari i kishte dhunuar dhe kishte abuzuar me ta prej kohësh.

Ata kanë thënë se u perleshën me kushëririn e tyre duke e qëlluar më pas me thikë. Një video e shpërndarë në mediat greke tregon momentin e përleshjes. 28 vjeçari tenton të largohet por edhe pas këtyre tentativave ai është kapur nga Enisi dhe Aleksandros të cilët më pas e kanë plagosur për vdekje. Pasi e kane qëlluar në trup me thikë ata largohen nga vendngjarja. Policia u njoftua nga banorët për një aksident automobilistik por në vendin e ngjarjes ata gjetën 28 vjeçarin shqiptar të plagosur.

Ngjarja sipas mediave greke që raportuan për të e ka pikënisjen që në Shqipëri, ku ata pretendojnë se kushëriri i tyre ia ka ngacmuar dhe dhunuar seksualisht që në moshë të vogël.

Së fundmi Denis Loka kishte udhëtuar drejt Greqisë. Dy vëllezërit e kanë thirrur në takim dhe këtë moment e kanë shfrytëzuar për ta sulmuar. Në komisariat ata e kanë pranuar krimin dhe në deklaratë, 17 vjeçari Enis Loka ka thëne se ka qenë ai që ka qëlluar ndaj 28 vjeçarit duke marrë përsipër plagosjen ndërsa për të vëllanë e tij 19 vjeçarin Aleksandros ka thënë se e ndihmoi për të akuzuar kushëririn.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:06
E ndjekin me vrap më pas e sulmojnë, publikohen pamjet kur dy vëllezërit vrasin kushëririn e tyre shqiptar në Greqi (VIDEO)

 

Janë publikuar pamjet kur dy vëllezër shqiptarë, Enis dhe Aleksandër Noka kanë vrarë kushëririn e tyre, Denis Loka 28- vjeç mbrëmjen e djeshme në Greqi.

Një videon e kamerave të sigurisë është kapur momenti i sherrit të përgjakshëm mes 28-vjeçarit dhe dy vëllezërve 17- vjeçarit Enis Loka dhe 19-vjeçarit Aleksandros Loka.

Video është publikuar nga mediat greke, ku shihet momenti, kur 2 kushërinjt ndjekin me vrapë dhe më pas e sulmojnë me thikë 28- vjeçarin dhe më pas e lënë në mes të rrugës.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gino: 08/10/2024 11:24

    ATA s jane shqiptare. Por te lindur ne Greqi. Ate edukate kane marrur. Dhune, thika e perdhunime.

    Përgjigju
  • Ndyresira: 08/10/2024 10:37

    Rraca me e keqe ne planet jemi ne , godasin pa meshire me thike qe ne ate moshe te re jane kriminela keta felliqesira qe zoti i shuajt rracen

    Përgjigju
    • Shqiptar: 08/10/2024 12:40

      Fol per racen tende te mutit jo per gjithe Shqiptaret, nje mut si ty dhe ata nuk përfaqësojnë gjithe Shqiptaret.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re