Greqia zgjerohet me 12 milje, Cakaj: Athina ka të drejtë, aty ku e lejon gjeografia, po e ndjekim me vëmendje

Greqia zgjerohet me 12 milje, Cakaj: Athina ka të drejtë, aty ku e lejon gjeografia, po e ndjekim me vëmendje

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj

TIRANE- Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka reaguar për deklarëtën e Greqisë se do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe se Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë. Por, kjo lëvizje, thotë ai, po ndiqet me vëmendje nga Shqipëria.

Cakaj vijon më tej duke thënë se vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndjekur me vëmendje zhvillimet në Parlamentin grek dhe deklaratat e zyrtarëve më të lartë të vendit fqinj, gjatë seancës së ratifikimit të marrëveshjeve detare mes Italisë dhe Greqisë, si dhe mes Greqisë dhe Egjiptit.

Qeveria shqiptare vlerëson arritjen e marrëveshjeve për delimitimin e hapësirave detare mes vendeve të rajonit të Mesdheut, duke u mbështetur në normat ndërkombëtare për të drejtën e detit dhe frymën e miqësisë dhe interesit reciprok.

Me këtë rast, lidhur me deklaratat për zgjerimin së shpejti të gjerësisë së Detit Territorial të Greqisë nga 6 në 12 milje detare, theksojmë se kjo është një çështje që rregullohet nga e drejta ndërkombëtare dhe konkretisht nga Konventa e së Drejtës së Detit (UNCLOS) e Montego Bay e vitit 1982.

Greqia, ashtu si çdo shtet tjetër palë e konventës, aty ku e lejon gjeografia dhe për sa kohë që nuk cënohen të drejtat sovrane të një shteti tjetër, gëzon të drejtën që të zgjerojë gjerësinë e Detit Territorial sipas parashikimeve të UNCLOS. Vetë Shqipëria në bazë të kësaj konvente ku është palë, ka ushtruar të drejtën për të përcaktuar gjerësinë e detit të saj territorial në 12 milje detare, zgjerim i cili është depozituar pranë Kombeve të Bashkuara që prej 9 marsit 1990 dhe që nuk është kontestuar për asnjë moment nga fqinjët tanë.

Kjo e drejtë që buron nga konventa nuk është çështje negociate mes shteteve palë të konventës dhe në të gjitha rastet shtetet që janë në procese negociuese mbi delimitimin e hapësirave detare janë të detyruara që të ndjekin parimet, frymën dhe kriteret e konventës që u njeh shteteve palë të drejtën e zgjerimit të ujërave territoriale deri në 12 milje detare.

Sidoqoftë, qeveria shqiptare do të jetë e vëmendshme për çdo proces legjislativ në vendin fqinj, i cili mund të ketë ndikim në ushtrimin e sovranitetit territorial dhe të drejtave sovrane në hapësirën detare që i takon" shkruan ai.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Astrit: 28/08/2020 11:56

    Shume bukur, andej po i debon Turqia, keshtu do shkoje, Turqia po i debon e Grekun do e gjejme me kufij ne Divjake

    Përgjigju
  • Kulmi: 28/08/2020 00:26

    Po pra,një kalama-injorant ..,ministër i jashtëm..,turp !ku e lam e ku na mbeti,vaj vatani e mjerë mileti!

    Përgjigju
  • Ledi: 27/08/2020 20:39

    Turp cilin kemi len te na perfaqsoje...

    Përgjigju
  • Ilir: 27/08/2020 15:24

    Cfare te drejte ka Greqia? Mbi cfare rregullash nderkombetare bazoheni? Ku eshte e sqaruar kjo gje a mund ta publikoni? Pelhra! Injorante! Nuk jeni te zote te ruani kufijte dhe justifikoheni me te drejta nderkombetare?! Turp te keni te pa afte! Tepa fe! Te pa udhe! Te pa Atdhe! Ku dini ju te mbroni nje shtet?! Ju jeni Shpellar te tere e keni mendjen vetem ke xhepat tuaja as Rama as Berisha as Likja as Luli! Plehra 4 veta moren nje popull te tere neper kembe!!!!

    Përgjigju
  • Genti: 27/08/2020 13:15

    Me falni per fjalorin jemi popull i pa zhvidh se kta kriminela politikan po bajn te gjitha per karriken e familjen e vet! Neve kan75 vite qe po na perdorin per ...... fjalorin

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/08/2020 12:38

    Këta do japin detin grekut për t’i treguar Kosovës se si duhet bër me serbin, kta hajdut coptojn vendin për inat të tjetrit...!!!

    Përgjigju
  • Arbëri: 27/08/2020 12:25

    Po pse flet kështu kur nuk ke lidhje me gjeografi o injorant...!!!

    Përgjigju
  • Cadra pistolet: 27/08/2020 12:21

    Te dhj* “tolerancen” idiot! Pse te mos zgjerohemi ne 12 ?!

    Përgjigju
  • asl: 27/08/2020 12:02

    N.q.s Athina ka te drejte sipas teje ateher ne duam çamerine dhe Kosoven.Genti me vjen keq por nuk e ke talentin e dipllomatit jo per rastin konkret(kur bllokuan kakavijen,per tu bdre pasaportat ne cdo ambasade jashte,po i ben Kosova ne cdo vend jashte pasaportat,gjithe stafi i cdo ambasade cfare bejne gjithe diten pune te dyte ne shtetet ku jane.Boll me me naivitet e papergjegjesi.Cdo pune do korrektesi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja