/ATSH-DPA/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras nxiti dje grekët që të ruajnë "unitetin kombëtar" përballë vështirësive të "përkohshme", kur Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tha se Athina në vitet e ardhshme do të varet nga ndihma e tij financiare.
Cipras bëri thirrje për "jo" ditën e diel kur të votojnë në referendumin e thirrur nga vetë ai nëse vendi duhet t'i pranojë ose jo kushtet e vendosura nga kreditorët e saj.
"Të nesërmen, do të jemi ne si unitet që me përpjekjet tona do të bëjmë të mundur kalimin e krizës sa më shpejt", deklaroi ai.
Por, FMN, me një dokument vlerësimi 23 faqesh paralajmëron se problemet e Greqisë janë shumë larg zgjidhjes duke thënë se Athinës do t'i duhen 50 miliardë euro të tjera fonde që të mund ta kapërcejë krizën nga fundi i 2018-ës.
"Ndryshimet e mëdha në politikat dhe perspektivat e Greqisë që prej fillimit të këtij viti kanë rezultuar në një nevojë të madhe për ndihma financiare", shprehet FMN-ja në dokumentin e datës 26 qershor, dokument ky i cili nuk është miratuar ende.
Fondi me bazë në Uashington shtoi se, "përpjekja javore për reformë" e ka bërë çështjen e borxhit të paqëndrueshme.
FMN është një nga tre kreditorët e Greqisë, së bashku me Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane.
Të enjten, ministri grek I Financave, Janis Varufaqis këmbënguli që ristrukturimi I borxhit duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshjeje që Greqia firmos me kreditorët e saj.
"Më mirë do prisja krahun" sesa të pranoja një paketë reformash e cila nuk parashikon masat", deklaroi ai në një intervistë për televizionin Bloomberg.
"Raporti i FMN përligj krejtësisht kërkesat e Greqisë për ristrukturim të borxhit apo ndërpreje të tij", shtoi zedhenesi i qeverisë, Gabriel Sakellaridis.
Ai e quajti raportin një "pranim të dështimit" të politikave të kreditorëve për Greqinë.
Varofaqis parashikon se referendumi i së dielës do t'i refuzojë kërkesat e kreditorëve dhe shtoi se do japë dorëheqjen nëse fiton vota "po".
Por Jeroen Dijsselbloem, kreu i Eurogrupit të ministrave të Financave në zonën euro, paralajmëroi se do jetë "shumë e vështirë" që ta mbajmë Greqinë në zonën euro nëse vendi thotë "jo".
"Qeveria greke të jep përshtypjen se e ardhmja e vendit do të jetë më e mirë nëse vendi thotë 'po'. Kjo do të thotë të mos jesh I ndershëm me votuesit," tha Dijsselbloem në Parlamentin e Hollandës, ku ai ka postin e ministrit të Financave.
"Po-ja do të thotë që grekët janë të vendosur të jenë pjesë në projektin europian dhe atë të euros," tha komisioneri i Bashkimit Evropian, Pierre Moscovici për gazetarët në Bruksel.
Ish-kryeministri grek, Kostas Karamanlis po ashtu paralajmëroi se "jo"-ja do të merrej si "zgjedhje për daljen nga zemra e Evropës."
Sondazhet e publikuara këtë javë tregojnë se populli grek është i ndarë.
Nga sondazhi GPO i kryer për bankën franceze BNP Paribas, u raportua në media se 47,1 per qind e njerëzve do të votojnë ose kanë gjasa për "po", ndërsa 43,2 per qind do të votojnë ose kanë tendencë për "jo".
Gjithsesi, GPO-ja më vonë tha se rezultatet ishin publikuar pa lejen e saj dhe se ajo "nuk mban përgjegjësi" për to.
Referendumi i Ciprasit i dha fund muajve të tërë negociatash mes Athinës dhe kreditorëve të saj mbi reformat e nevojshme për të zgjidhur çështjen e ndihmës.
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi për ligjvënësit konservatorë ditën e mërkurë se boshllëku mes Athinës dhe kreditorëve të saj arriti shumën 60 milion euro deri ditën e premte kur bisedimet përfunduan, thanë burimet, duke konfirmuar kështu një raport të publikuar nga e përditshmja gjermane "Bild".
Në mungesë të një marrëveshjeje, afati I Greqisë për të paguar borxhin që I detyrohet Europës përfundoi të martën. Po atë ditë, Athina dështoi në rishlyerje të borxhit FMN-së, duke i dhënë fund kështu gjithë akseseve për ndihma nga ndërkombëtarët.
Frika se Greqia do falimentojë është e madhe. Athina do përballet me pagesën e borxheve të tjera, përkatësisht më 20 korrik dhe 20 gusht, kur bondet greke të mbajtura nga Banka Qendrore Europiane dhe bankat qendrore kombëtare të vendeve të eurozonës të arrijnë maturimin total 6,7 miliard euro.
Greqia ka vendosur kontroll mbi kapitalin dhe limit tërheqjesh në përpjekje për të parandaluar rrjedhje të parave nga vendi.
Agjencia "Fitch Ratings" tha se katër bankat e mëdha të Greqisë do te kishin falimentuar nëse nuk do ishte vendosur kontroll mbi kapitalin dhe shtoi se me shumë gjasa nuk do ketë lehtësira të këtyre masave.
Limiti i tërheqjes së parave nga bankomatet për klientët që kanë një llogari bankare është 60 euro në ditë. Bankat do jenë të mbyllura për klientët e rregullt të paktën deri të hënën.
Rreth 1 000 degë bankash kanë hapur dyert të enjten për pensionistët dhe klientët e moshuar, shumë nga të cilët nuk kanë një kartë debiti, që të tërheqin paratë e tyre. Limiti i tërheqjes është 120 euro për një periudhë treditore./
/Shqiptarja.com