Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit shpalli të mërkurën tenderin për aksin rrugor “Janinë – Kallpaq – Kakavijë ”, me një buxhet prej rreth 320 milionë dollarë.
Sipas autoriteteve greke të transportit aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidh rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë e mbyllur me standarte të larta të sigurisë rrugore.
Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”
Segmenti rrugor Janinë -Kakavjë krahas përmirësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave pritet të nxisë sidomos lëvizjen turistike.
Rajonet e Gjirokastrës dhe Janinës kanë njohur vite e fundit një rritje të ndjeshme të prurjeve turistike, sidomos drejt destinacioneve natyrore dhe të trashëgimisë kulturore.
Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu” , një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.
Në projektin e Korridorit Blu janë të përfshira 8 vende Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Italia, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.
Sipas vlerësimit të Bashkimit Evropian, ndërsa projektet e ndërtimit të akseve rrugore në Kroaci kanë bërë përparim të konsiderueshme, në Shqipëri, ndërtimi i pjesës trrugore të këtij korridori ishte planifikuar që të përfundonte në pranverën e vitit 2020, por pandemia e ngadalësoi zbatimin e projekteve. Seksioni shqiptar i “Korridorit Blu” ka një gjatësi totale prej 315 kilometrash./VOA
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Marrëveshje në Ohër, po shkojnë Kosova e Serbia drejt pajtimit përfundimtar?
-
Po
47.6%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
13.6%
Vota total: 2780
Lajme të tjera
-
Reportazhi i medias greke: Trafiku i drogës Shqipëri-Igumenicë, rrjeti përdor të pastrehë për transportin e marijuanës
19 Mars, 11:10
-
Dështon arratisja nga burgu grek, 48-vjeçari shqiptari kapet pas katër orësh
18 Mars, 18:11
-
Media greke i dedikon shkrim kryeministrit: Ana artistike e Edi Ramës, pritet të ‘ndriçojë’ ekspozitën e tij në Zappeion në Greqi
18 Mars, 16:13
-
Paga minimale shkon në 780 euro në Greqi, kryeministri Mitsotakis: Rritje e guximshme, hyn në fuqi në nga 1 prilli
17 Mars, 10:29
-
E shkarkuan se dha intervistë pa leje për VOA, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura rikthen në detyrë Drejtorin e Parkut të Divjakës, Ardian Koçi
16 Mars, 18:20
-
Përplasja e trenave në Greqi, vijon revolta e qytetarëve! Grevë 24-orëshe, ‘paralizohet’ transporti
16 Mars, 09:36
-
Dhunuan brutalisht shqiptarin në burgun e Greqisë, lirohen 4 efektivët grekë
15 Mars, 10:22
-
Aksidenti tragjik në Greqi/ Indinjim dhe protesta ndaj sistemit politik
15 Mars, 08:50
-
34 vjeçarja shqiptare në Greqi, denoncon dhunën e ushtruar nga ish-bashkëshorti i saj! 44 vjeçari bie në prangat e policisë, i gjendet një pistoletë
14 Mars, 14:49
-
U dhunua brutalisht nga 4 policë grekë, shqiptari flet nga qelia e burgut: Më kanë sakatuar, me zor lëviz! Shteti shqiptar të më ndihmojë (VIDEO)
14 Mars, 10:37
-
Misteri i Rrjedhës Veriore, çfarë dimë për shpërthimet në tubacionet nën Baltik?
14 Mars, 08:21
-
VIDEO/ Dalin pamjet e shqiptarit që u rrah nga policët grekë! Motra e tij rrëfen se dëgjoi vëllain duke bërtitur: O ma, më shpëtoi se më vrasin
13 Mars, 22:51