Autoriteti i Komunikimive Elektroniko-Postare, AKEP ka publikuar ditën e sotme një listë të parë prej 44 portalesh të cilët nuk kanë NIPT dhe duhet të pajisen në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe ta bëjnë publik NIPT-in në në seksionin Kontakt të faqes së tyre.
Në njoftimin e AKEP thuhet se gjithe portalet online duhet që të publikojnë numrin e Nipt-it në faqen e tyre online brenda 72 orësh, në të kundërt AKEP, pas përfundimit të këtij afati do të bëjë mbylljen e cdo portali të paregjistruar.
Sipas burimeve, të paktën 60 nga portalet kryesore në vend rezultojnë të regjistruar me NIPT pranë QKB, si çdo aktivitet që mbledh të ardhura (reklama) dhe paguan sigurime shoqërore për gazetarët. Këto portale të regjistruara tashmë, thjeshtë duhet ta shfaqin publikisht në seksionin Kontakt numrin e tyre të NIPT që e kanë.
Kjo listë e AKEP, u paralajmërua nga një deklaratë e dy ditëve më parë nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se të gjitha portalet duhet të legalizohen.
Njoftimi i plotë:
AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe rregullator në fuqi informon të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online.
AKEP i'u bën thirrje gjithashtu, të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh te deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:
Subjektet e regjistruara si portale online se duhet te publikojnë brenda 72 oresh niptin (NUIS) përkatës ne seksionin Kontakt te faqes se tyre online:
24-ore.com
360grade.al
Albpress.org
Alpenews.al
Argjirolajm.net
Botasot.info
Diell-online.al
Durreslajm.al
ekskluzive.al
eperditshmja.com
Exit.al
Folshqip.al
gazetaimpakt.com
Hashtag.al
Ina-online.net
InfoElbasani.al
infopasqyra.com
Insajderi.com
Javanews.al
Korrieri.org
Lajme.net
Lajmeonline.al
Lajmi.net
Lajmifundit.al
Liberal.al
Noa.al
Opinion.al
Opozita.com
Orikuminews.com
Pacensure.com
perqasje.com
Politiko.al
Publik.live
Reporter.al
Respublica.al
Sarandaweb.net
Shqiperia.com
Skandal.al
Sovrani.info
Superligash.com
Tesheshi.com
Tiktak.al
Tpz.al
Zjarr.tv
Regjistrimi mund të bëhet në pak minuta online në adresën e Qëndrës Kombëtare të Regjistrimit qkb.gov.al
Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
SQARIM NGA AKEP
Gjatës ditës së sotme AKEP në përputhje me kuadrin ligjor dhe regullator në fuqi ka informuar të gjitha subjektet e regjistruara si portale online se duhet të publikojnë brenda 72 orësh NIPT (NUIS) përkatës në seksionin kontakt të faqes së tyre online.
AKEP ka konstatuar se pjesa kryesore e zotëruesve të domaineve ka reaguar pozitivisht dhe po përditëson informacionin e kërkuar në faqet e tyre në internet dhe në faqen e AKEP sipas formularit:
https://www.akep.al/images/stories/AKEP/domain/formular_aplikimi_rinovim_te_dhenash_model_4-1-2.pdf
Nga analiza e problematikës së shfaqur rezulton se një pjesë e domaineve nuk janë të regjistruar në emrin e përdoruesit po janë regjistruar në emër të Regjistruesve të licensuar nga AKEP, individë etj.
AKEP ka sqaruar se çdo subjekt duhet të kryejë procedurat sipas legjislacionit që rregullon veprimtarinë tregtare në Republikën e Shqipërisë dhe duhet të regjistrohet sipas ligjit "Për qendrën kombëtare të regjistrimit" dhe të vendosë NIPT(NUIS) në faqen e internetit sipas përcaktimeve të nenit 2 pika 5 të Ligjit.
Edhe sipas rregullores nr. 2/2008(e ndryshuar) “Për administrimin e domaineve .al dhe nëndomaineve .com.al, .org.al .net.al .edu.al .gov.al dhe mil.al” subjekti duhet të përditësojë informacionin për poseduesit dhe përdoruesin e domainet .al dhe ta dërgojë informacionin në AKEP ([email protected]) ose pranë Regjistruesit ku ka regjistruar domainin .al
AKEP ka konstatuar se një pjesë e subjekteve kishin NIPT por nuk e kishin publikuar në faqen e tyre të internetit dhe nuk e kishin përditësuar në AKEP sipas rregullores së domaineve dhe për këtë arsye kanë përditësuar të dhënat për NIPT dhe disa zotërues të tjerë domainesh po vazhdojnë me përditësimin e informacionit.
AKEP do të monitorojë të gjithë zotëruesit dhe përdoruesit e domaineve që të jenë të paisur me NIPT dhe ta kenë të publikuar në faqet e internetit.
parazite dhe shantazhues ne emer te fjales se lire
PërgjigjuShume KEQ!dobesi e qeverise qe lejon keta anonime te botojne lloje lloj plehrash;kjo mdodh vetem ne Shqiperine e ngarkuare rende nga njemije e nje te liga.
Përgjigju