Greqia i ka dërguar një kërkesë zyrtare Shteteve të Bashkuara për blerjen e 20 avionëve luftarakë F-35 nga kompania amerikane Lockheed Martin. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili shprehu nevojën për të forcuar aftësitë mbrojtëse të vendit mes tensioneve të vazhdueshme me Turqinë fqinje.
"Pjesë e kësaj procedure është dërgimi i kërkesës zyrtare, që ka ndodhur ditët e fundit," tha Mitsotakis, duke theksuar se ky ishte fillimi i një procesi të gjatë dhe se Athina vlerësoi se nuk do të merrte dorëzimin e avionit përpara vitit 2027 ose 2028.
Zyrtarët grekë thanë se një skuadron do të përbëhet nga 20 avionë.
Greqia ka porositur tashmë 24 avionë luftarakë Rafale të prodhimit francez - gjashtë të rinj dhe 18 të tjerë të përdorur më parë në shërbim me Forcën Ajrore Franceze, si dhe tre fregata franceze.
Fqinjët dhe aleatët e NATO-s, Greqia dhe Turqia kanë mosmarrëveshje të vazhdueshme mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë pretendimet territoriale në Detin Egje dhe të drejtat e eksplorimit të hidrokarbureve në Mesdheun lindor.
Përplasjet e fundit janë fokusuar në ishujt grekë pranë brigjeve të Turqisë, me Ankaranë që akuzon Athinën se mban një prani ushtarake në ishuj në shkelje të traktateve. Greqia pohon se po vepron sipas ligjit ndërkombëtar dhe po mbron ishujt përballë armiqësisë turke./ REL
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vizita e Presidentit Begaj në Kosovë, si i vlerësoni mesazhet dhe takimet që zhvilloi?
-
Të suksesshme
42.5%
-
Normale
48%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 1399
Lajme të tjera
-
Shumë rrugë e pak njerëz, shumë njerëz e pak rrugë
17 Gusht, 18:46
-
Liz Cheney synon të kandidojë për Republikanët në vend të Trump: Do të bëj gjithçka që ai të mbetet jashtë Shtëpisë së Bardhë
17 Gusht, 18:41
-
Ekzekutimi i 3 ‘ushtarëve’ të Ervis Martinajt në Fushë-Krujë, policia zbulon pamjet e makinës së autorëve! Targat e vjedhura dhe me shasi të fshirë (FOTO)
17 Gusht, 18:40
-
Salianji ‘kërcënon’ Ramën: Kemi fituar mbështetjen e popullit, tani sheshet do shpërthejnë nga zemërimi
17 Gusht, 18:10
-
Rritet me 6 lekë çmimi i naftës, nga sot shitet me 227 lekë/litër! Ulet me 2 lekë gazi dhe me 1 lekë benzina! Bordi: U rrit në bursë, ndikon edhe forcimi i dollarit
17 Gusht, 18:03
-
Turqia dhe Izraeli do të rivendosin raportet e plota diplomatike! Do të dërgojnë ambasadorët në kryeqytetet respektive
17 Gusht, 18:02
-
445 raste të reja dhe 1 viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 401 të shëruar
17 Gusht, 17:58
-
Njeriu i 'Vitrinës' dhe 'Kristialit' sot çirret për cilësinë e arsimit
17 Gusht, 17:48
-
Mjekët shqiptarë i shpëtojnë jetën turistes italiane, Rama: Gati për të dalë nga spitali me mbresat më të mira
17 Gusht, 17:44
-
Nesër takimi në Bruksel, Kurti i qartë: Kosova nuk tërhiqet nga reciprociteti, po zbatojmë marrëveshjen bilaterale
17 Gusht, 17:41
-
Kurti: Ushtria jonë gati për të siguruar stabilitetin, të anëtarësohemi në NATO! Stoltenberg: Neutraliteti, i rëndësishëm për të ruajtur paqen në Kosovë
17 Gusht, 17:35
-
Kurti: Me axhendë të Rusisë, Serbia po përpiqet të destabilizojë Kosovën dhe rajonin
17 Gusht, 17:30