Greqia kurrë nuk do
të jetë një vend europian

Greqia kurrë nuk do<br />të jetë një vend europian
Kriza ekonomike në Greqi, e cila mund të ketë një efekt domino në të gjitha vendet e Evropës jugore, ka ngjallur shumë debate the parashikime lidhur me të ardhmen e Evropës si një bashkësi. Analiza të ndryshme publikohen nga media përditë, të gjitha duke u munduar të shpjegojnë pasojat që do të hasë Greqia nga paaftësia e tyre për të kryer reforma dhe nga mungesa e një lidershipi të aftë për ta nxjerrë Greqinë nga nevoja e vazhdueshme për të marrë borxhe në mënyrë që të plotësojë nevojat e saj minimale.

Sidoqoftë, të gjitha këto analiza kanë një të përbashkët. Asnjë nga ato nuk ka mundur të studiojë thellësisht rrënjët e krizës në aspektin kulturor dhe shoqëror. Dhe nëse një studiues nuk merr parasysh veçantitë dhe psiko-sintezën e popullit modern grek, atëherë është e kotë të vazhdojë më tej..
Greqia moderne nuk ka asnjë nyje që e lidh atë me Greqinë e lashtë dhe njerëzit që dikur jetonin në atë vend, e parë kjo si në aspektin kulturor, ashtu dhe në atë gjenetik. Grekët e sotëm janë një mishmash i fiseve ballkanike(shqiptarë/arvanitë, sllav, vlleh) të cilët gjatë periudhave të ndryshme kohore u përzien gjithashtu me afrikano-veriorë, armenianë dhe fise të tjera të Anadollit, pa harruar të përmendim këtu dhe frankët me venedikasit të cilët ishin po ashtu të shumtë në atë rajon.
Këto grupe merreshin kryesisht me bujqësi dhe blegtori. Një numër i madh i tyre ishin rekrutuar në ushtrinë osmane për vetë faktin se banorët e asaj zone ishin të ashpër dhe mjaft luftarakë.
Gjatë kohës së Bizantit, këto fise u konvertuan në të krishterë. Në këtë mënyrë, edhe ato pak grekë që refuzuan të hiqnin dorë nga besimi i të parëve u vranë dhe u persekutuan nga perandori i Bizantit. Të tjerë ranë pre e mortajave që bënin kërdinë në atë kohë. Një tjetër faktor që kontribuoi në rënien e popullsisë ishte pirateria. Është fakt i njohur që qyteti i Spartës ka qenë i braktisur për mëse 400 vjet ndërsa në Athina, sidomos zona e Akropolisit, ishte shndërruar në një kullotë bagëtish.
Përpjekjet për t’i “helenizuar” ato fise nisën nga fuqitë e mëdha evropianë të cilave u nevojitej një protektorat për të promovuar interesat e tyre duke u nisur nga vetë fakti që pozicioni gjeografik i Greqisë ende konsiderohet si nyja lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Evropianët romantikë të kohës, të cilët ëndërronin të ringjallnin kozmosin e lashtë grek përmes këtyre bishave nga mali, mbartin gjithashtu njëfarë përgjegjësie për identitetin e rremë që i është atashuar grekëve të sotëm.
Vendimi fatal dhe krejtësisht i panevojshëm për t’i quajtur ato përzierje fisesh “helenë”, i vuri atyre një barrë shumë të rëndë mbi supe për vetë faktin e thjeshtë që asaj popullsie i mungonte njohuria dhe shkollimi i nevojshëm që do ti mundësonte atyre të identifikoheshin me banorët e lashtë të asaj zone.
Kisha Ortodokse kundërshtonte fuqimisht çdo lloj shkollimi sepse i donte besimtarët e devotshëm të saj të mos lexonin gjë tjetër veç Biblës. Roli që luajti Kisha gjatë kohës së sundimit osman ishte katastrofe për shumicën e popullsisë sepse ajo ishte bashkëpunëtori më efektiv i sulltanit. Ndihmesa që ajo i jepte sulltanit duke i bërë popullsinë të paguanin taksa apo kur vinte puna për të ulur gjakrat në prag të ndonjë revolte ishte e paçmueshme. Kisha natyrisht u shpërblye mjaft mirë nga Divani për shërbimet e saj, duke u bërë pronari më i madh i tokave në Greqi.
Konfuzioni i të qenit në të njëjtën kohë edhe helen edhe i krishterë i mundon greket edhe sot e kësaj dite. Shumicës së grekëve i thuhet se janë pasardhës të Perikliut, Sokratit, Leonidhës dhe Aleksandrit të Madh kurse në të njëjtën kohë ato e konsiderojnë krejt normale të qenit ortodoks. Pra siç e shohim, dy botë krejtësisht të ndryshme në thelb, bashkëjetojnë në mënyre anormale në mjedisin shoqëror dhe kulturor grek.
Revolucioni i 1821 kundra osmanëve, që rrjedhimisht solli formimin e shtetit modern grek, nuk mund të ishte arritur pa ndihmesën e fuqive të mëdha të asaj kohe. Beteja detare e Navarinos që shënoi dhe krijimin e Greqisë moderne reflekton nevojën që kishin fuqitë e mëdha për ta përdorur këtë vend si një protektorat të qeverisur nga regjime të caktuara ose të imponuara prej tyre. Greqia moderne ka qenë gjithnjë e viktimizuar dhe e shfrytëzuar nga fuqitë evropiane sikurse roli i saj në fushën shoqëroro-politike nuk ka qenë kurrë autonom.
Qytetarët modernë Grekë, të cilët nuk i kanë përftuar dhuratat e çmuara të Rilindjes, Iluminizmit dhe Industrializimit janë edhe sot e kësaj dite të prapambetur në aspektin kulturor. Greqia është qeverisur nga mbetjet e klaneve që kanë sunduar vendin që pas rënies se Perandorisë Bizantine dhe megjithëse është e vërtetë që demokracia është lindur pikërisht në atë vend, nuk është e vërtetë që paraardhësit e grekëve modernë janë ata që e kanë krijuar atë.
Në vitet 50’ dhe 60’, mijëra grekë u detyruan të braktisnin fshatrat dhe të emigronin jashtë shtetit ose të kërkonin punë në qendrat e mëdha urbane ku ishin ndërtuar fabrika dhe kishin nevojë për krah të lirë pune. Fshati u braktis dhe qytetet përjetuan një rritje të paprecedentë popullsie që shkaktoi gjithashtu probleme të rënda me demografinë dhe mjedisin për vetë faktin se nuk ekzistonte një planifikim (edhe sot e kësaj dite mungon).
Shkretimi i zonave rurale solli gjithashtu një tjetër problem që shumë prej politikanëve nuk guxonin ta preknin: Sëmundja e urbanizimit. Ardhjet e vazhdueshme të fshatarëve në qytet treguan se ata nuk vinin thjesht për nevojën për punësim. Ata kishin gjithashtu një epsh të tërbuar për të përjetuar “stilin e jetesës urbane”. Ndryshe nga fshatarët jugorë amerikanë, të cilët janë krenarë për trashëgiminë dhe tokën e tyre, grekët preferuan të shkonin në qendrat e mëdha urbanë dhe të punonin nëpër fabrika ose si nëpunës, në vend që të qëndronin në fshat për të punuar tokën.
Regjimi ushtarak i vitit 1967 e inkurajoi këtë “dashuri për urbanizimin” akoma më tej.
Dy partitë kryesore politike u ngritën pas rënies së diktaturës ushtarake; “Demokracia e Re” dhe “Partia Socialiste Panhelenike” e quajtur ndryshe PASOK. E para kishte një qëndrim konservator, ndërsa tjetra socialist. Të dyja sidoqoftë kishin një të përbashkët: Ato u siguruan që gjithçka të kontrollohej direkt ose indirekt nga shteti. Qëllimi i tyre s’ishte asgjë më tepër se thjesht mbajtja e pushtetit për një kohë sa më të gjatë. Për t’ia arritur atij qëllimi, at gjetën një mënyrë shkatërruese duke e shndërruar shtetit në një agjenci punësimi.
Këto dy parti politike punësuan me mijëra individë të paaftë në sektorin publik. Regjimet filluan të merrnin borxhe nga Bashkimi Evropian për të financuar pagat e larta dhe privilegjet e ushtrive të tyre me nëpunës. Në sektorin privat, prosperiteti vinte vetëm në qoftë se ai ishte i ndërthurur në një mënyrë ose tjetrën me sektorin publik. Nuk kishte rëndësi se çfarë bëje ose çfarë shërbimi publik kërkoje, atë nuk mund ta merrje pa dhënë ryshfet. Burokracia dhe korrupsioni kanë ecur gjithmonë përkrah njëri tjetrit.
Përmasat e korrupsionit në Greqi janë më diferencë të madhe më të larta se shumë shtete të Azisë, Amerikës Jugore apo Afrikës. Vendi nuk prodhonte më asgjë qëkur ¼ e forcës punëtore ishte e punësuar në administratë. Të gjeturit punë në administratë ishte ëndrra e çdo të riu. Nuk ishte më e rëndësishme të kishe një lloj formimi akademik. Çfarë kishte rëndësi ishin lidhjet që një person kishte me politikën në mënyrë që zinte një pozicion pune në sektorin publik ku mund të merrte një rrogë të mirë pa bërë asgjë. Retorika populiste aplikuar nga të dyja partitë e mëdha filloi të krijonte një lloj të ri etike alla- romake midis njerëzve. Padyshim që ky sistem politik grotesk është një shpikje unike e Greqisë moderne. Të pasurit e një regjimi konservator (i djathtë, antikomunist) më një qëndrim stalinist në mënyrën e imponimit te autoritetit të shtetit është diçka që mund të gjendet vetëm në Greqi.
Sugjerimi i John Maynard Keynes që ‘në fillim stabilitet, pastaj reforma’ nuk mund të aplikohet në këtë vend sepse ekonomia greke nuk stabilizohet dot për arsyen e vetme sepse ka një tejmbushje nëpunësish të padobishëm dhe kundraproduktiv në administratën e saj. Të gjitha faktet e lartpërmendura mund të çudisin dikë që vjen nga një shtet perëndimor. Asgjë nuk është çuditshme, absolutisht asgjë.
Është e pamundur për pasardhësit e pulave dhe hajdutëve të deleve, që jetonin në majat e maleve dhe brenda shpellave, që rrallë se laheshin dhe vidhnin gratë e tyre nga familja të kuptojnë se si funksionon një shtet i civilizuar, lëre më të kuptojnë se si është të ndjehesh evropian. Është gjithashtu e pamundur për një vend që nuk e ka përjetuar Iluminizmin, Demokracinë dhe Revolucionin Industrial të adaptohet kaq shpejt me një ekonomi globale që evoluohet vazhdimisht. Në qoftë se dikush pyet veten pse vendet evropiane lanë një retorikë kaq të ashpër ndaj Greqisë, është ndoshta sepse ato nuk janë të ndërgjegjshëm për situatën atje. Ato nuk kanë njohuritë e mjaftueshme për të kuptuar rrënjët e shoqërisë dhe kulturës së shtetit modern grek. Greqia kurrë nuk do të jetë një vend evropian. Nuk mund të jetë. Nuk do të jetë.
(Marrë nga freeinquiry.gr. Përktheu: Aldion Baze)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Ka disa gjëra për të rishikuar... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot