"Ky buxhet është një detyrë e vështirë për një qeveri që dëshiron të lërë shenjën e saj me drejtësi sociale", deklaroi kryeministri grek Alexis Tsipras. Ai theksoi se duhen bërë reforma të vështira për të marrë ndihmën nga kreditorët.
Buxheti i 2016 ka shkurtime të shpenzimeve publike, duke përfshirë uljen e pensioneve si dhe shpenzimet për mbrojtjen. Ky buxhet gjithashtu përfshin rritjen e taksave.
Qeveria e majtë që drejton vendin është nën presion për të ofruar përfitime të prekshme për qytetarët e saj më të varfër të goditur nga kriza ekonomike. Ndërkohë përfaqësuesit e eurozonës, BQE-së dhe FMN zbarkojnë në Athinë të hënën për bisedime rreth reformave.
Ndërsa në Parlament po diskutohej buxheti, kryeqyteti grek në Athinë është kthyer sërish në arenë përleshjesh midis policisë dhe grupimeve anarkiste.
Protestuesit përdorën bomba molotov ndaj policisë. Përleshja zgjati për disa, përfundoi me të arrestuar, disa makina dhe vitrina të shkatërruara. Dy persona u dërguan në spital për të marrë ndihmën e shpejtë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)