Greqia po mendon të ndaluar përdorimin e mediave sociale për fëmijët më të vegjël se 15 vjeç me një “portofol për fëmijë”.
Sipas mediave greke, Sofia Zacharaki, Ministre e Kohezionit Social dhe Familjes në Greqi tha të mërkurën se masa është për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit të pambikëqyrur dhe mediave sociale, ndërsa ajo tërhoqi vëmendjen për shqetësimet për varësinë dixhitale dhe izolimin e shkaktuar nga mediat sociale.
Portofoli do t’i lejojë prindërit të bllokojnë uebsajte specifike duke përdorur fjalë kyçe dhe të monitorojnë trafikun në internet të fëmijëve të tyre.
Ndalimi tërësisht i mediave sociale është jorealist, por rritja e mbikëqyrjes është thelbësore pasi fëmijët shpesh tërhiqen në botët virtuale, të cilat i ekspozojnë ata ndaj rreziqeve të mëdha, duke përfshirë depresionin dhe shkëputjen nga realiteti, tha Zacharaki.
“Prindërit shprehin shqetësime serioze, por ngurrojnë të kufizojnë socializimin e fëmijëve të tyre nëpërmjet teknologjisë. Ekziston një vijë e hollë midis garantimit të sigurisë dhe lejimit të lirisë. Teknologjia mund të jetë edhe kërcënim edhe mjet për t’u mbrojtur nga keqpërdorimi,” tha ajo.