Greqia në alarm, 17 viktima nga virusi i Nilit perëndimor

17 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit nga Virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, i cili shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Rreth 130 raste të prekura nga ky virus janë raportuar nga i gjithë rajoni, kryesisht në Atikë dhe Maqedoni Qendrore, por edhe në pjesë të tjera të Evropës.

Sipas mjekëve simptomat e këtij virusi përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje trupore dhe të vjella. Shoqata Mjekësore e Athinës i ka bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të zbatojë një plan me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.

Sipas mjekëve, rasti më i hershëm i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor daton në vitin 1996 në Rumani. Ndërsa këto 10 vitet e fundit thuajse çdo vere janë regjistruar raste të infektimit me këtë virus ku një rritje e numrit të infektuarve vihet re në Europën Qëndrore dhe Jugore.

Sipas mjekëve bartësit kryesorë të këtij virusi janë zogjtë që vijnë nga Afrika dhe janë pikërisht këto shpendë të cilët kanë sjellë virusin e Nilit Perëndimor në Europë.

Ndërkohë, Ministria jonë e Shëndetësisë përmes Institutit të Shëndetit Publik ka bërë të ditur gjatë ditëve të fundit se në vendin tonë nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit dhe se janë marrë masat për parandalimin e përhapjes së tij.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjeshta: 01/09/2018 08:21

    Çfarë masash janë marrë? Kur nuk ka një vaksinë, runa zot duhet me thanë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale