ATHINE - Qeveria greke ka nënshkruar vendimet për tenderat e kërkimit të naftës në detin Jon, Kretë dhe Greqinë Perëndimore. Kompanitë që do të ndërmarrin kërkimet në zonën e detit Jon dhe në Jug të Kretës, si dhe në tri zona të tjera (Arta, Etoloakarnani, Peloponezi veriperëndimor), për të cilat u nënshkrua shpallja e tenderit nga ministri i mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik, Janis Maniatis do të japin për qeverinë greke të paktën 4% prej vlerës së hidrokarbureve, tatim të ardhurash 20% dhe taksë rajonale 5%, do t’i paguajnë shtetit grek.
Greqia ka vënë në dispozicion 20 zona për kërkimin e naftës dhe gazit në detet e saj. Sipas Ministrisë greke të Energjetikës janë 225.000 kilometra katrorë të ndara në 20 kuadrate .
Kuadrati numër 1 dhe një pjesë e kuadratit 2 ndodhen pikërisht në zonën aq shumë të debatueshme midis Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo zonë, sipas kufijve të vjetër detarë dhe që ende janë në fuqi bën pjesë në zonën ekskluzive ekonomike të Shqipërisë, por me paktin e firmosur prej qeverisë Berisha i kalojnë Greqisë. Marrëveshja ishte midis qeverisë Berisha dhe Karamanlis,por që u hodh poshtë prej Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Ndërkohë 11 ekspertë, të cilët, të aktivizuar përgjatë vitit 2009 për paktin detar, në të cilin Shqipëria humbiste një sipërfaqe prej gati 354 miljesh katrorë sipërfaqe detare, priten të thirren në Prokurorinë e kryeqytetit, në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen, menjëherë pasi dosja kaloi fazën e verifikimeve, një kusht procedurial ky, që ndiqet nga organi i hetimit.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com