Greqia u thotë 'Jo' turistëve mbipeshë mbi gomarët në Santorini

Greqia u thotë 'Jo' turistëve mbipeshë mbi gomarët në Santorini

Dihet që Santorini, ishulli i bukur grek, ka shumë shkallë e pjerrësi. Për këtë, prej shumë vitesh turistët që dyndeshin nga e gjithë bota, përdornin veshëgjatët si taksi për të lëvizur në ishull. Por vit pas viti, gomarët dobësoheshin e turistët sa vinin e shëndosheshin. Eshtë kjo arsyeja që shoqata të ndryshme animalistësh, duke parë stërmundimet e veshëgjatëve, kanë luftuar me këmbëngulje për të drejtat e tyre. Më në fund, është lajm i këtyre orëve, kryebashkiaku i ishullit grek ndalon ngarkesat e veshëgjatëve me mbi 100 kg, duke hequr kështu të drejtën e turistëve mbipeshë të lëvizin me kafshët që vuanin. Ndoshta të bëjnë disa shkallë më shumë, u bën mirë edhe turistëve.

a.m./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës