Greqia vendos sot për ‘fatin’ e Edmond Begos, shqiptarin që po trazon politikën në Tiranë (Detaje)

Greqia vendos sot për ‘fatin’ e Edmond Begos, shqiptarin që po trazon politikën në Tiranë (Detaje)

Edmond Bego

Greqi- Pasi është arrestuar teksa po kthehej nga pushimet në Korfuz, burime nga policia greke bëjnë me dije për "Shqiptarja.com" se i shumëkërkuari shqiptar Edmond Bego do të përballet ditën e sotme me gjykatën greke.

Aktualisht Bego ndodhet ende i arrestuar në Igumenicë. Ditën e nesërme ai do të paraqitet para prokurorit, i cili do të vendosë për mbajtjen ose jo në qeli.

48-vjeçari është arrestuar nga policia e Igumenicës, në bashkëpunim me sektorin e kontrollit të pasaportave të Sajadhës. Bego kishte ndryshuar emrin në dokumentet e tij nga Edmond në Mondi Bega dhe me këtë identitet kishte kaluar nga Shqipëria drejt Korfuzit, bëjnë me dije burime për "Shqiptarja.com".

Por kush është Mond Bego dhe pse konsiderohet si një i shumëkërkuar nga Policia?

Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që është dënuar nga drejtësia italiane për trafik lëndësh narkotike të kryer më shumë se një herë. Bego ka qenë për një periudhë kohore edhe president i klubit lushnjar. Policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.

Akuzat nga opozita për Ballën

Paloka dhe Spaho kanë akuzuar deputetin Taulant Balla si të lidhur direkt me Begon, pasi sipas tyre të dy janë ortakë në biznes. Akuzave i është përgjigjur vetë deputeti i PS-së, Taulant Balla, i cili i ka kërkuar dy opozitarëve që të ngrenë akuza në Gjykatë dhe të mos bëjnë pyetje në rrjetet e tyre sociale.

Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy, unë do pres që betejën ta bëj përsëri me Kryebabalen Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”.

Taulant Balla, deputet

Ndaj këtyre akuzave ka reaguar edhe deputeti socialist Pjerin Ndreu, i cili në Facebook shkruan se ishte qeveria e PD-së që kontribuoi për t'a liruar nga burgu, kur u arrestua për trafik droge.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok