Deputeti i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas akuzave të opozitës se ai dhe trafikanti i arrestuar Edmond Bego dhe janë partner në biznes.
Ka qënë kreu i grupit parlamanetar të PD-së, Edmond Spaho, ai i cili i ka kërkuar Ballës të tregojë çfarë e lidh me Begon. Akuzave të opozitës Balla i është përgjigjur me nje ftesë në Gjykatë, ku edhe sipas tij do të marrin përgjigje për të gjitha pyetjet.
Reagimi i plotë i Ballës:
Partia Babalokratike filloi sot teatrin komik “Babale 3”. Madje dy zëvëndësat e Bashës bënë dhe prezantimin e skenarit. Meqenëse më drejtuan mua pyetje dy, unë do pres që betejën ta bëj përsëri me Kryebabalen Basha. Ngrini akuza, lërini pyetjet! Duhen për në Gjykatë përsëri. Le të na gjykojë në fund publiku. Siç do na gjykojë në Shtator për “Babale 1”.
Taulant Balla, deputet
Akuzat e Edmond Spaho-s ndaj Taulant Ballës:
Pas reagimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla mbi kapjen e Edmond Begos, kanë vazhduar replikat nga ana e PD-së. Me anë të një statusi në Facebook, Paloka i parashtron edhe njëherë pyetjet nga të cilat kërkon përgjigje prej Ballës.
Pasi mori 8 orë kohë, derrkuci i Toyota Yaris kërkon shpëtim tek ato që i mallkon çdo ditë si më të korruptuarat në vend: Gjykatat!
Mr. Toyota Yaris që drejton grupin parlamentar të PS, mos u fshih pas Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës, por thuaju shqiptarëve:
* A e njeh trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës Mond Bego?
* Çfarë të lidh me trafikantin e rrezikshëm ndërkombëtar të drogës Mond Bego?Taulant Yaris, laku po shtrëngohet, koha jote dhe e Padronit tënd po mbaron! Tik Tak Tik Tak
Edi Paloka, deputet
Më herët edhe Paloka akuzoi deputetin Taulant Balla si të lidhur direkt me të shumëkërkuarin, Edmond Bego.
Shqipëria është kthyer në strehën e trafikantëve. Mbrëmë vonë u mësua se policia greke ka arrestuar anëtarin bandës së Aldo Bares i dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge. Pavarësisht se ai ishte shpallur në kërkim nuk ishte arrestuar në Shqipëri. Nëse nuk do te shkonte me pushime dhe do të arrestohej nga policia greke nuk do e dinim se ai ishte një trafikant droge. Policia e shtetit mbylli sytë dhe nuk shikonte trafikantin e drogës që shëtiste në Shqipëri.
Si është e mundur që një trafikant ndërkombëtar droge i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, arrestohet nga policia greke por jo nga policia shqiptare? Si është e mundur që jo vetëm nuk arrestohet por bën i qetë biznes në Shqipëri?
Cfarë lidhjesh me njerëz të pushtetshëm e kanë detyruar Policinë e Shtetit të mbyllë sytë dhe të mos shohë një trafikant ndërkombëtar droge që shëtit i lirë nëpër Shqipëri? A është Taulant Balla polikani që e ka marrë në mbrojtje trafikantin e drogës dhe bën biznes me të? PD në ditët ne vijim do bëjë transparencë pse ligji s’ka vepruar ndaj Edmond Begos që njihet me emër tjetër për policinë, Italinë e me emër tjetër për biznesin. Sot kërkojmë që Prokuroria të nisë hetimet për të zbardhur arsyet e mosveprimit nga Policia e Shtetit.
Edi Paloka, nënkryetar i PD-së
Përgjigjen nga selia rozë ia ka kthyer në Facebook, deputeti socialist Pjerin Ndreu. Ndreu shkruan se ishte qeveria e PD-së që kontribuoi për t'a liruar nga burgu, kur u arrestua për trafik droge.
Bego u ndalua dje nga Policia greke. Ish-drejtori i klubit të Futbollit të Lushnjes njihet si mik i Aldo Bares ndërkohë që policia shqiptare e ka arrestuar disa herë Begon për trafik dhe shitje droge.