Kosova edhe pse një demokraci në tranzicion dhe me pak mundësi për të mbështetur të rinjtë të ndjekin pasionet dhe ëndrrat e tyre, ka bërë më shumë progres së Shqipëria në shumë sporte.
Shembull tipik është ai i 18-vjeçares Gresa Hyseni nga Prishtina, e cila është pjesë e ekipit të karatesë së 'Fanit' dhe ka arritur rezultate mjaft pozitive. Hyseni është shpallur kampione nga mosha 8-vjeçare në të gjitha grupmoshat.
Hyseni është shpallur 9 herë kampione e Kosovës dhe dy herë është shpallur kampione në kampionatin mbarëkombëtare të karatesë në Tiranë. Është fituese e shumë medaljeve ne gara ndërkombëtare dhe kombëtare.
Ka marr pjesë në shumë turne jashtë vendit si në: Zvicër, SHBA, Dubai, Maqedoni etj. Hyseni garon në dy kategori, Kata dhe Kumite, në kategorinë e senioreve në peshën 68 kg.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com