Greta Koçi është një nga këngëtaret më të dëgjuara shqiptare. Ajo bëhet shumë herë pjesë e mediave rozë për shkak të jetës së saj private pavarësisht se këngëtarja mundohet ta ruajë me fanatizëm.

Mbrëmjen e kaluar ajo ka festuar ditëlindjen e 27-ë dhe është surprizuar në mesnatë nga një dhuratë romantike. Ajo ka marrë një kuti në formën e zemrës plot trëndafila e karamele, por nuk e di se cili ja ka dërguar, kështu që i ka publikuar në rrjetet sociale.

Postim i bërë nga Greta Koçi 

"Kush mi dërgoi?"- shkruan këngëtarja krahas postimit.