Dy humoristët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, pretendojnë se përmes telefonit kanë mashtruar kandidatin demokrat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bernie Sanders.
Ata e kanë telefonuar politikanin 78 vjeçar dhe me një zë femre janë shtirur se është aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg, dhe se kjo e fundit dëshiron ta ndihmojë atë në fushatën e tij në zgjedhjet presidenciale,
Sipas ‘Associated Press’, Kuznetsov dhe Stolyarov që janë të njohur për mashtrimin e personaliteteve të profilit të lartë, kanë postuar incizimin e thirrjes telefonike në kanalin YouTube.
Në incizim, dëgjohet zëri i një femre që pretendon të jetë Greta dhe zëri tjetër i cili shtiret të jetë babai i aktivistes suedeze.
Në këtë telefonatë Sanders i propozon “Gretës” që ta bëjë një deklaratë në përkrahje të tij dhe pastaj ata të zhvillojnë një ngjarje së bashku pasi aktivistja të arrijë në SHBA.
Ndërsa “Greta” propozon që bashkë me Bernie Sanders, të këndojnë këngë të Billie Eilish dhe Kanye West.
“Nëse duam ta bëjmë videon e suksesshme, duhet të vendosim atje shumë makina të shtrenjta dhe vajza”, dëgjohet duke thënë “Greta”.
“Dhe ju duhet të vendosni në qafë bizhuteri dhe zinxhirë ari”.
Pastaj Sanders e kupton se është shaka, qesh dhe thotë “OK, OK”, derisa përpiqet që ta përfundojë bisedën telefonike.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.7%
-
Jo
24.2%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 508
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashkëshortja e Kanye West me fustan transparent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve 'Grammy'! Modelja dhe reperi përjashtohen nga eventi (FOTO)
3 Shkurt, 09:22
-
SHBA/ Senatori Bernie Sanders kritikon ashpër Trumpin: Planet e tij për Gazën janë spastrim etnik dhe krim lufte
28 Janar, 10:52
-
Billie Eilish goditet në fytyrë gjatë koncertit, reagimi i këngëtares (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 15:22
-
Bernie Sanders fiton në Vermont dhe rizgjidhet për herë të katërt senator për Demokratët
6 Nëntor 2024, 01:20
-
Pas reperit Sean Diddy, edhe Kanye West akuzohet për ngacmim seksual
14 Tetor 2024, 11:37
-
7 të vdekur dhe 31 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Reperi ‘Putinist’ Kanye West pritet te mbajë koncert në Moskë
30 Qershor 2024, 16:51
-
Billie Eilish shkëmben puthje në buzë me një vajzë në festivalin muzikor Coachella
16 Prill 2024, 14:04
-
FOTOT/ Pa të brendshme të publik, bashkëshortja e Kanye West rrezikon burgun
1 Mars 2024, 13:47
-
Pas këngëtarit Drake, Kanye West shfaqet me një bluzë me simbolin e shqiponjës dy krenare
10 Dhjetor 2023, 17:08
-
Qindra telefonata në Polici: Arrestojini këtë psikopatët
29 Gusht 2023, 16:38
-
Eci e 'zhveshur' në rrugët e Italisë, bashkëshortja e Kanye West revolton italianët: Duhet të arrestohet, është një paturpësi
23 Gusht 2023, 11:07
-
Elon Musk rikthen llogarinë e Kanye West në X
31 Korrik 2023, 10:22