TIRANE- Vijon në ditën e nëntë greva e urisë e ish nëpunësve të adminsitratës shtetërore, në çadrat ee vendosura përbri Kryeminstrisë, në lulishten përballë Piramidës.
Përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të tyre vijon të krijojë situatë kaosi në grevë, tek të larguarit nga puna vazhdimisht dalin nga greva dhe rikthehen sërish pasi marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në spital. Mëngjesin e sotëm ka lënë çadrën për të dytën herë Astrit Lika, ish punonjës i mirëmbajtjes tek Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Tiranë, pasi ka shfaqur ndërlikime me shëndetin dhe është rikthyer sërish pas disa orësh. E njëjta situatë edhe me grevistin Bledar Kruja, ndërsa Sokol Ukperaj i cili ka çadrën pas problemeve shëndetësore ndodhet në spital.
Edhe gjatë ditës së djeshme dy të larguar nga puna, Petrit Fejzullahu dhe Mahir Reçi lanë grevën pas përkeqësimit të shëndetit. Gjatë ditëve të fundit grevës së ish nëpunësve të cilët kërkojnë rikthimin në punë, i janë bashkuar edhe 5 ish policë.
Ndërkohë kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi, në një dalje për mediat, tha se një sërë shoqatash po mbështesin grevën e tyre. “Shoqata e të verbëreve Has mbështet grevën e Sokol Ukperaj, duke e cilësuar largimin e tij nga puna si të padrejtë.
Shoqata e Përfaqësuesve të Luftës së Kosovës mbështet kauzën e Sokol Ukperaj për futjen e tij në grevë për largimin e tij të padrejtë nga puna. Mbështetja do të vazhdojë deri në rikthim të tij në punë. Kjo shoqatë vlerëson kontributin e tij ndaj popullit kosovar në luftën e Kosovës në vitin 1999. Thirrje të gjitha shoqatave për kauzën për të cilën Ukperaj po flijohet. Këto janë disa nga shoqatat që mbështesin grevistin Sokol Ukperaj, ndërsa greva jonë do të vazhdojë deri në rikthimin tonë në punë”, tha Qafzezi.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Grevës iu bashkuan edhe 5 ish-policë
Dita VI