TIRANE- Greva përbri Kryeministrisë vijon në ditën e 12 të saj. Tre grevistë të tjerë janë larguar ditën e sotme nga çadrat për shkak të problemeve shëndetësore. Prej Vukaj, Shefki Lusha dhe Leonard Strazimiri janë dërguar me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërsa mbrëmjen e djeshme janë shënuar 4 të larguar, dy prej të cilëve janë rikthyer. Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të shtunës është larguar Bledar Kruja, për shkak të probleme të shfaqura në rrugët e frymëmarrjes.
Grevistja Vera Picaku, pjesë e një familjeje ish-të përndjekurish politikë është shoqëruar gjithashtu në spital.
Dje dy grevistë të tjerë Petrit Fejzullahu dhe Astrit Lika u larguan për të marrë ndihmën mjekësore, për t’u rikthyer përsëri në grevë.
Mjeku që ndodhet pranë çadrës së të larguarve nga administrata, Gazmend Koduzi, është shprehur për mediat se përveç problemeve të tjera, në çadra është krijuar edhe lagështirë.
Mbrëmjen e djeshme grevistët janë vizituar nga kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com