Greva e urisë, dy biznesmenë në
tenda, del grevistja e parë

Greva e urisë, dy biznesmenë në<br />tenda, del grevistja e parë
TIRANE -  Vijon në 24-orarshin e saj të parë, greva e urisë e 10 përfaqësuesve të shoqatës së të larguarve nga puna në administratën publike, të cilët kanë ndërmarrë këtë akt ekstrem duke kërkuar kthimin e tyre të menjëhershëm në vendet e punës.

Rreth orës ka dalë nga tendat duke e ndërprerë grevën, grevistja e parë, Mimoza Boçari, një mjeke e pushuar nga një spital privat, që nuk kish lidhje me administratën. Hyrja e saj që në fillim kishte ngjallur polemika, pasi ajo nuk ishte shkarkuar nga shteti.

Po ashtu, rreth orës 18:40, mësohet se shëndeti edhe i njerit prej grevistëve, Ludovik Berishës, është përkeqësuar që në 16 orët e para të grevës dhe ai ka kërkuar ndihmë mjekësore. Ekipi mjekësor ka shkuar pranë tij. Berisha ka punuar si zjarrfikës në Berat.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit kësaj greve i janë bashkuar edhe 4 të larguar të tjerë nga puna, por jo pjesë e kryesisë së Shoqatës së të larguarve nga administrata. 14 pjesëtarëve në grevën e urisë organizuar nga shoqata e të larguarve nga puna nuk i mungojnë dhe dy biznesmen.
 
“A1 Report” ka mundur të sigurojë të dhëna për dy nga grevistë e pikërisht për Artan Murrizin dhe Edmond Idrizin.
 
Artan Murrizi ka punuar si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë dhe është larguar për suprimim të vendit të punës, ndërsa në dokumente që disponon “A1 Report” Murrizi prej vitit 2007 disponon dhe një studio ligjore në qytetin e Lushnjës.
 
Veç kësaj “A1 Report ka mundur të mësojë se në periudhën që ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë, Murrizi ka marrë tre paga, 1 nga zyra e tij si avokat, një si inspektor në Ministrinë e Drejtësisë, dhe një si përmbarues shtetëror në Përmbarimin e Tiranës.
 
Së bashku me Murrizin në grevë rezulton dhe një tjetër biznesmen. Ai është Edmond Idrizi, i cili ka qenë kryeinspektor në drejtorinë e Burgjeve, dhe është shkarkuar për shkak të thyerjes së etikës në punë, por sipas kësaj drejtorie ai s’ka bërë asnjë ankim në gjykatë për largimin nga puna.
 
Siç rezulton nga të dhënat e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Idrizi prej vitit 2003 ushtron aktivitetin privat si person fizik në tregtim të artikujve ushqimorë, tregtim automjete e makinerish të ndryshme.

14 grevistët janë vendosur në çadrën e dytë të ngritur pranë kryeministrisë. Ndërsa pas mesdite janë ngritur pranë grevistëve dhe dy çadra të tjera për zhvillimin e grevës, edhe pse numri i personave në grevë mbetet i njëjtë. Vendosja  çadre të tjera duket se do të përfshijë në grevë më shumë persona.

Grevistët, 4 gra dhe 6 burra kaluan natën në dy çadrat e instaluara në krahun e djathtë të Kryeministrisë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ka siguruar anën mjekësore të grevës duke vendosur një autoambulancë dhe një staf mjekësor pranë grevistëve. Pranë tyre janë instaluar  edhe dy banja portative.

Ajo që nisi si grevë e një numrit të vogël të përfaqësuesve të Shoqatës për Mbrojtjen e të Shkarkuarve nga puna, ngriti “peshë” opozitën, me në krye Lulzim Bashën dhe liderin historik të Partisë Demokratike Sali Berisha. Rreth 200 militantë të PD-së, deputetë, drejtorë të bashkive dhe minibashkive të drejtuara nga demokratët, u grumbulluan pranë çadrave mbrëmjen e të mërkurës, duke shprehur mbështetjen e tyre ndaj 10 grevistëve, mbështetje kjo e ardhur më së shumti pas thirrjeve q ëish-kryeministri Berisha bëri përmes rrjetit social Facebook. “Urgjentisht tek Piramida”, -shkruante ish-kreu i PD

 
Gjatë mbrëmjes grevistët u vizituan edhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili i bëri thirrje Ramës të mos luajë me zjarrin dhe policia të mos shkelë ligjin.
 
Grevistët u vizituan fillimisht nga deputetë të Partisë Demokratike, mes tyre edhe Sali Berisha, thirrjes së të cilit i është përgjigjur e para mbesa e tij, Dasara Malltezi, e cila është shfaqur në grevë dhe ka qëndruar mes të rinjtë e tjerë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Në orën 21:20, Berisha shkoi edhe vetë t'i takojë grevistët, duke u pritur me brohorima. Mesazhi i tij ishte që "Rama paraqet Janukoviçin e Ballkanit dhe shqiptarët duhet t'i sillen Janukoviçit, siç e meriton."

Gjithashtu në mbështetje të grevistëve ka qenë edhe ish-zv.drejtori i Policisë Agron Kuliçaj, ish-zv.ministri Avenir Peka dhe kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziut.

EDMOND IDRIZI, BIZNESMENI I DYTË NË GREVËN E URISË
Ndërkaq një tjetër biznesmen i është bashkuar grevës së urisë. Ai është Edmond Idrizi, ish-kryeinspektor tek drejtoria e burgjeve. Idrizi u shkarkua pasi u gjet i dehur në orarin e punës, ndërsa mësohet se nuk e ankimoi shkarkimin nga detyra.
 
Biznesmeni Edmond Idrizi nga viti 2003 tregtonte artikuj të ndryshëm

edmond idrizi i sakte me logo
(Në foto: Biznesmeni Edmond Idrizi në grevën e urisë)


(Vendimi i regjistrimit si person fizik i shtetasit Edmond Idrizi)

ÇADRAVE TË GREVISTËVE PRITET T’U BASHKOHEN EDHE PERSONA TË TJERË
Sipas koordinatores së grevës së urisë së të larguarve nga administrata në çadrat e grevistëve do të bashkohen edhe persona të tjerë. Sipas saj kjo është arsyeja pse janë shtruar çadrat e vendosura pranë kryeministrisë.
 
“Do të mirëpriten të tjerë njerëz që do t’i bashkohen grevës. Janë të shumtë ata që kanë kërkuar t’i bashkohen grevës. Urojmë që kërkesat tona të mund të dëgjohen dhe të ndryshojë situata. T’i japim fund kësaj situate që krijohet me administratën sa herë ndryshohet qeveria”, tha koordinatorja e grevës së të larguarve nga administrata.
 
GREVA E URISË, MERR PJESË EDHE BIZNESMENI ARTAN MURRIZI
Në çadrat e grevës së urisë është bashkuar edhe biznesmeni Artan Murrizi, i cili ka një zyrë avokatie private në Lushnjë që në 2007. “A1 Report” siguron të dhëna për zyrën e avokatisë së Murrizit. Ndërkaq, mësohet se Murrizi nga fshati Murriz i Lushnjës ka qenë inspektor në Ministrinë e Drejtësisë, dhe u largua nga ky institucion për shkak të shkurtimit të vendeve të punës.
 
Por kjo nuk ka qenë detyra e vetme e Murrizit, pasi ai ka qenë edhe punonjës i Përmbarimit Shtetëror në Tiranë. Kështu biznesmeni Artan Murrizi i cili i është bashkuar grevës, përfitonte 3 paga, 2 në shtet dhe 1 në privat.



edmond idrizi dhe artan murrizi me logo
(Në foto: Biznesmeni Artan Murrizi (majtas) dhe biznesmeni Edmond Idrizi (djathtas) në grevën e urisë)


(Vendimi për regjistrim si person privat i shtetasit Artan Murrizi)

KREU I PD, BASHA VIZITON GREVISTËT 

ORA 13:20 Kreu i PD, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim me grevistët.
 
NGRIHET CADRA E KATER PER GREVEN E URISE
ORA 14:23 Nis të ngrihet çadra e 4 pranë gervistëve.

cadra e 4 me logo

NGRIHET CADRA E TRETE PER GREVEN E URISE PRANE KRYEMINISTRISE
ORA 13:35 Ngrihet pranë gervistëve çadra e tretë për zhvillimin e grevës, edhe pse deri më tani 10të larguar nga puna, përfaqësues të shoqatës ndodhen në një çadër dhe 4 të tjerë në çadrën e dytë. Vendosja e një çadre të tretë duket se do të përfshijë në grevë më shumë persona.

BREGU: NUK KA NEVOJË PËR SHOW POLITIK, POR PËR MBËSHTETJE
ORA 12:15 Deputetja e PD, Majlinda Bregu ka vizituar grevistët dhe u ka marrë edhe letrat e urdhër- largimit nga puna.
“Nuk është nevoja për komente, sot në grevë urie nuk janë anëtarët e PD, protesta jonë është nesër. Është shkelur e drejta e tyre kushtetuese për t’u punësuar dhe vendimi i gjykatave për t’u kthyer në punë. Nuk ka nevojë për show politik, por për mbështetje. Largimet nga puna vetëm se kanë qenë pjesëmarrës politik në fushatë.”- tha Bregu

DEPUTETET E PD, VOKSHI DHE DODA VIZITOJNË GREVISTËT
ORA 11:20 Deputetet e PD, Albana Vokshi dhe Mesila Doda vizitojnë grevistët. Deputetja Doda i ka vizituar që në ditën e parë grevistët. 

MJEKËT:GJENDJA E GREVISTËVE PARAQITET E MIRË
ORA 10:25 Mjeku Ervin Meço pas vizitës së grevistëve deklaroi se “Nuk kanë probleme, do ndiqen në çdo moment”. Ai shtoi se “Një grevist ka shenja këputje, por është mirë do i bëhet një kontroll i imtësishëm”



ISH-TE PERNDJEKURIT VIZITOJNE GREVISTET
ORA 09:45
 Një grup ish të përndjekurisht politikë kanë vizituar grevistët. Ata kanë shprehur mbështetjen ndaj kauzës së të larguarve nga puna nga administrata publike. Kjo shtresë e shoqërisë dy vjet më parë u futën vetë në një grevë urie, ku kërkonin prej qeverisë së athershme dëmshpërblimet për vitet e burgut të kryera në kohën e regjimit komunist.Në at% kohë asnjë përfaqësues i qeverisë Berisha nuk i vizitoi ata në çadrat e vendosura pranë "Komunës së Parisit" në Tiranë.

QAFZEZI: QËLLIMI, REAGIMI I RAMËS, NA LARGUAN PËR MOTIVE POLITIKE
ORA 09:00 Në ditën e dytë të grevës së urisë, kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Administrata, tha se Nertila Qafzezi pyetjes së gazetares së A1 REPORT Esmeralda Keta, se nëse mbështetja nga deputetët e opozitës i jep kësaj greve ngjyra politike, iu përgjigj kështu: “Edhe largimet nga puna të të gjithë ne janë politike, ne jemi larguar nga puna se kemi motivet tona politike. Kur panë në media që policia po na dhunon, ata erdhën dhe na u bashkuan”.

Ajo tha se qëllimi përfundimtar i kësaj greve është reagimi i kryeministrit Rama. “Ne kërkojmë që të gjithë nëpuunësit që janë larguar mbas datës 1 Tetor, të kthehen në punë”, u shpreh Qafzezi për A1 REPORT.

grevistet me logo
(Në foto: Nertila Qafzezi - Kryetara e shoqatës së të larguarve nga administrata) Foto të tjera

JA KUSH JANE 10 GREVISTET
Nertila Qafzezi - Kryetara e shoqatës së të larguarve nga administrata
Petrit Fejzullaj
Artan Murrizi
Olgerta Shkurti
Vera Picari
Hastit Likaj
Agron Dervishi
Ludovik Berisha
Glaudiola Bardhoshi
Prek Vuka

4 TE LARAGUARIT NGA PUNA, JO PJESE E SHOQATES
Mimoza Boçari, ka qenë mjeke
Edmond Idrizi, ka qenë kryeinspektor në burgun   302
Sokol Ukperaj, ka punuar në sigurimet Shoqërore Has
Mehmet Cemurati, ka punuar gardist

grevistet me logo
(Në foto, grevistës brenda çadrës të venodoru te Piramida, përbri Kryeministrisë)

INCIDENTET E PROTESTES
Fillimi i grevës nisi me incidente mes grevistëve dhe policisë për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe një leje nga Bashkia e Tiranës nga ana e grevistëve, duke bërë që greva të mos fillonte në orën 16:00 të së mërkurës, siç ishte paralajmëruar. Heqja e çadrave nga policia ka bërë që të larguarve nga administrata t’i bashkohen edhe deputetët e PD-së, Flamur Noka, Majlind Bregu, Gent Strazimiri dhe nën/kryetarja e Forumit Rinor të PD-së Greta Koçi, e cila shoqërohej nga të rinjtë e FRPD-së. Situata është tensionuar edhe më shumë kur policia ka shoqëruar në komisiariatin nr.1 kryetarin e Forumit Rinor të Kombinatit, i cili është mbështetur në komisariat nga deputetët Helidon Bushati dhe Mesila Doda.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi