Greva në burgje, Drejtoria e Burgjeve nis hetimet për organizatorët që i nisën! Ministria e Drejtësisë: Shkaku i inicimit, nga subjektet e regjimit 41 Biss

Greva në burgje, Drejtoria e Burgjeve nis hetimet për organizatorët që i nisën! Ministria e Drejtësisë: Shkaku i inicimit, nga subjektet e regjimit 41 Biss

Një ditë më parë 120 të burgosur të Burgut të Peqinit i dhanë fund grevës së urisë prej 12 ditësh, ndërsa sot autoritetet e drejtësisë shprehen se kanë nisur hetimet për të zbuluar kush janë organizatorët e këtyre grevave. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me agjencitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Burgjeve shkaku i inicimet dhe nisjes së grevës së urisë ka ardhur nga subjektet e regjimit 41 Biss, në të cilën futen personat me rrezikshmëri të lartë, më pas greva është përhapur edhe tek të dënuar të tjerë.

Gjithashtu Ministria e Drejtësisë ka ngritur një grup pune për të monitoruar çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve, një nga pikat ku grevistët në burgje kishin ankesa.

Të dënuarit me burgim të përjetshëm nw IEVP Peqin prej ditësh kishin refuzuar ushqimin dhe si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore, disa edhe përfunduan në spitalin e burgut. Si pasojë e izolimit 41 Biss të dënuarve u janë ndaluar vizitat me të afërmit, as biseda nga kabina dhe as takime dhe kjo solli dhe grevën e tyre, edhe pse tani situata është e normalziuar në të gjitha IEVP edhe në atë të Peqinit. Për shkak se situata në këtë burg doli jashtë kontrolli, u shkarkua nga detyra edhe drejtori i burgut, Bukurosh Mallutaj, për mosmenaxhim të situatës.

Deklarata e Ministrisë së Drejtësisë

Nisur nga situata e bërë edhe publike disa ditë më parë, lidhur me refuzimin e ushqimit në disa Institucione të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, bëjmë me dije se të gjitha strukturat e angazhuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë pasur vëmendjen maksimale për sigurinë në institucione, respektimin e të drejtave dhe lirive të të dënuarve në respektim të ligjit si dhe sigurinë e jetës e shëndetit të tyre.

Pavarësisht pasqyrimit të bërë nga disa portale për një grevë masive në burgje, bëjmë me dije se kjo situatë ka qënë më së shumti në IEVP Peqin, pasi disa të dënuar në këtë institucion kanë refuzuar marrjen e ushqimit nga Institucioni duke paraqitur kërkesa të karakterit legjislativ për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, uljen e dënimeve, amnisti, etj. Shkaku kryesor i fillimit të saj është inicuar nga subjekte të Regjimit 41bis pavarësisht përhapjes së saj edhe në grup të dënuarish të tjerë në disa institucione të tjera.

Ekipi drejtues i ri i komanduar në IEVP Peqin, në bashkëpunim me ekipin e Drejtorisë së përgjithshme të burgjeve, kanë arritur që të përmbyllin refuzimin e ushqimit në IEVP Peqin në datën 9 tetor 2020, duke pasuar me të njëjtin efekt edhe në disa institucione të tjera në datën 9 dhe 10 Tetor. Të dënuarve ju është mundësuar adresimi i shqetësimeve të tyre ligjore nëpërmjet përfaqësuesve të tyre ligjorë dhe organizmave monitoruese të të drejtave të njëriut.

Deri më sot situata paraqitet e normalizuar në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, pavarësisht kësaj situata po ndiqet me vëmëndje të shtuar nga të gjitha forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve së bashku me ekipet e përbashkëta të Ministrisë së Drejtësisë.

Po gjithashtu, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkepunim me agjensitë e specializuara të shtetit kanë filluar hetimin për të gjithë elementët dhe faktorët e brendshëm apo të jashtëm që kanë synuar provokimin dhe nxitjen e kësaj situate me qëllim destabilizimin e sigurisë në burgje.

Ministrja e Drejtësise ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune që do të shohë me kujdes të veçantë problematikat e konstatuara për çështjet e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të të dënuarve në respekt të kuadrit ligjor në fuqi përfshi dhe ndryshimet e përmirësimet e nevojshme në strukturat drejtuese të sistemit të burgjeve.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 11/10/2020 19:35

    Nisur nga kerkesa e te burgosurve per heqjen e denimit me burgim te perjetshem ,propozoj si me poshte vijon:-neni 1.te mos kete denim mbi 35 vjet burg.-neni 2.te vendoset denimi me vdekje (per kete te behet referendum:-vdekje me pushkatim?-vdekje ne karrike elektrike,-vdekje me injeksion.askush nuk mund te thote se ,ne boten demokratike nuk ka denim me cdekje te ketyre formave.te marrim shembullin e me te mireve.neni 3.te gjitha denimet me burgim te perjetshem te konvertohen ne nje nga format e denimit me vdekje.neni 4.te denuarit me vdekje ti njihet e drejta e zgjedhjes se njeres prej formave te ekzekurimit .keshtu edhe te burgosurit mbeten te kenaqur.u plotesohet nje deshire.por edhe njerezit e thjeshte mbeten te qete

    Përgjigju
  • Loku: 11/10/2020 08:42

    Kthejeni në detyrë të gjorin drejtor. Për pordhën e këtyre kriminelëve shkarkoni intelektual. Organizimet e grevave i orkestrojnë me avokatët e tyre.Këto bajga kan vrar e hedhur në erë me c4 njerëz. Le tju dal shpirti aty brënda.

    Përgjigju
  • Ariu: 11/10/2020 07:32

    Nese ata jane ne regjim 41 Bis, si kane arritur te organizojne nje greve?! Autoritetet e burgut bashke ne Ministrine jane qesharak!

    Përgjigju
  • polici: 10/10/2020 20:20

    po pse atyre krimineleve me burgim te perjetshem i ngrefet te bejne greve qe te kene lehtesime cfaj ka drejtori i burgut? lereini te ngordhin se per deri sa jane aty ateher emeritojne qe te ikin me te shumtit meqe e kane vendosur vete me greve urije.me pak m.tra ne jete e me pak m.tra per te mbajtur mme buk e uje lerini te ngordhin e do keni bekimin e te gjitheve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë