Greva në ditën e 8, largohen 2 ish
nëpunës në gjendje të rëndua

Greva në ditën e 8, largohen 2 ish<br />nëpunës në gjendje të rëndua
TIRANE- Të larguarit nga puna vijojnë prej 8 ditësh grevën e urisë në çadrat e ngritura në lulishten pranë godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar rikthimin në punë. Gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet nga dita në ditë, ndërsa shumica e tyre kanë marrë disa herë trajtim mjekësor, por shprehen të vendosur për të vazhduar grevën deri në fund. Pasdite grevisti Petrit Fejzullahu është larguar pas gjendjes së rënduar shëndetësore duke e çuar në 2 numrin e grevistëve që janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, pas grevistit Mahir Reçi i cili është larguar paradite po për arsye shëndetësore. 

Edhe në ditët e mëparshm grevisti Reçi ka shfaqur probleme shëndetësore, por pasi është përmirësuar gjendja e tij është rikthyer në grevë.

Mesditën e djeshme grevisti Edmond Idrizi pati probleme shëndetësore dhe u dërgua menjëherë në spital, për të marrë mjekimin e nevojshëm.

ORA 18:25 QAFZEZI: DISA SHOQATA MBESHTESIN KAUZEN TONE
Kryetarja e Shoqatës së të Larguarve nga Puna, Nertila Qafzezi, në një dalje për mediat, tha se një sërë shoqatash po mbështesin grevën e tyre, e cila është tashmë në ditën e 8 të saj. Sipas Qafzezit se kjo grevë e tyre do të vazhdojë deri në rikthimin e tyre në punë.

“Shoqata e të verbëreve Has mbështet grevën e Sokol Ukperaj duke e cilësuar largimin e tij nga puna si të padrejtë.  Shoqara e Përfaqësuesve të Luftës së Kosovës mbështet Ukperaj mbështet kauzën e Sokol Ukperaj për futjen e tij në grevë për largimin e tij të padrejtë nga puna. Mbështetja do të vazhdojë deri në rikthim të tij në punë. Kjo shoqatë vlerëson kontributin e tij ndaj popullit kosovar në luftën e Kosovës në vitin 1999. Thirrje të gjitha shoqatave për kauzën për të cilën Ukperaj po flijohet. Këto janë disa nga shoqatat që mbështesin grevistin Sokol Ukperaj, ndërsa greva jonë do të vazhdojë deri në rikthimin tonë në punë.” tha Qafzezi

qafzezi
(Në foto: Nertila Qafzezi duke treguar letrën e shoqatave që përkrahin grevën e urisë)

ORA 15:40 DHENDRI I BERISHES VIZITON GREVISTET
Grevistët pasditen e sotme i ka vizituar edhe dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi. Shqiptarja.com sjell fotot e dhëndrit të Berishës i pranishëm në çadrat e grevës së urisë të ngritura përbri kryeministrisë.

Greva e ish-nëpunësve civil është tashmë në ditën e tetë të saj ndërsa gjendja shëndetësore e tyre vjen duke u rënduar, duke sjellë shpesh herë edhe hyrje-dalje të tyre nga greva drejt spitalit pasi marrin shërbimin mjekësor.

jamarber malltezi
(Në foto: Jamarbër Malltezi në grevën e urisë)

dhendri i berishes

(Në foto: Jamarbër Malltezi në grevën e urisë)

malltezi
(Në foto: Jamarbër Malltezi në grevën e urisë)

ORA 15:11 PETRIT FEJZULLAHU LË GREVËN PËR TË TRETËN HERË
Petrit Fejzullahu ka dalë nga ambientet e grevës me barrelë për ta dërguar më pas me ambulancë në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte e rënduar.

petrit fejzullahu
(Në foto: Grevisti Petrit Fejzullahu duke u transportuar për në spital)

HYJNË NË GREVË URIE DHE 5 ISH-POLICË: PËR BUKËN E GOJËS
Ndërkohë, Përfaqësuesi i Shoqatës së Policëve në lirim 2013 tha se grevës së urisë i janë bashkuar edhe katër policët e larguar nga puna, Ismail Elezi, Qamil Zhkaba, Shefki Lushaj e Bledar Kruja, që kërkojnë rikthimin në detyrë. Bashkë me 4 policët e larguar e ish-shefin e FNSH Shkodër, numri i grevistëve shkon në 18. Shoqata e Policëve në lirim pretendon se 650 punonjës policie janë larguar nga puna në kundërshtim me ligjin dhe të gjithë kanë përfituar nga Gjykata Administrative të drejtën për tu rikthyer në detyrë.

Ndërkohë që dhe ish-shefi i FNSH së Shkodrës, Hivzi Bushati i është bashkuar dje grevistëve të urisë që kërkojnë rikthimin në punë. Në një deklaratë për mediat, Bushati tha se “buka e fëmijëve” e ka detyruar të ndërmarrë vendimin për tu futur në grevë. “Unë jam liruar me një urdhër me telefon nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pa asnjë lloj motivi. I kam thënë se nuk kam filluar punë me celular, por me vendim të ministrit. Këtu ka një zëvendësim që të largohet Hivzi Bushati dhe të vijë dikush tjetër.

Është buka e fëmijëve që më detyron, jam kryefamiljar. Protestoj edhe ndaj emërimeve që janë bërë jashtë të gjitha kritereve, krejtësisht të jashtëligjshme. Respektoni ligjin”, tha Bushati. Ndërkohë që kryetarja e shoqatës së të larguarve nga puna e cilësoi masakër të kryeministrit Edi Rama largimin nga administrata të rreh 8 mijë personave. Sipas saj, kryeministri duhet të kishte reaguar dhe mbajtur qëndrim për këtë grevë. “Ne sot jemi në ditën e 7 të grevës së urisë. Gjithë këto ditë kemi pritur një reagim të kryeministrit. Ndërkohë që presim këtë reagim, akuzohemi. Sot guxon e na sulmon. Ne nuk po vetëflijohemi për interesa të askujt. Jemi sot këtu për të ndalur masakrën që ka bërë kryeministri Rama dhe ministri Veliaj dhe kabineti i tij.

Janë hequr nga puna kryefamiljarë”, shprehet Qafzezi për mediat. Sipas saj, përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane që i ka vizuar dje grevistët ka shprehur impenjimin e tij dhe të institucionit, që do japin mbështetjen e tyre. “Tek përfaqësuesi i ambasadës i shprehem shqetësimin e 8 mijë të larguarve nga administrat. Ambasada e SHBA na ka premtuar se do japë kontributin e saj”, bëri me dije më tej Qafzezi. Sa i takon faktit të një largimi të mundshëm nga greva, Qafzezi bëri me dije se nuk largohen pa marrë një përgjigje pozitive nga qeveria, për rikthimin e tyre në punë.
 
Shkrimi u përditësua në 28 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç