Për 4 orë, doganat e Kapshticës dhe Kakavijes u paralizuan plotësisht për shkak të grevës së doganierëve grekë.

Nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 9, nuk ka kaluar kufirin asnjë automjet ne Kapshtice te Korces. Gjatë këtij intervali kohor, në tokën shqiptare u krijuan radhë të gjata të mjeteve të vogla, autobusëve dhe kamionëve.

E njejta situate dhe ne doganen e Kakavijes ne Gjirokaster, ku protesta u zhvillua nga ora 07:00-11:00. Pas përfundimit të grevës, lëvizja në pikën kufitare ka rifilluar me përparësi mjetet e vogla.

Po kështu per 4 orë qendruan te mbyllura dy pika te tjera kufitare, Qafë-Botë në Sarandë dhe 3 Urat në Përmet.

"Nuk e dija se do e gjeja kufirin të mbyllur.  Po presim prej 3 orë e gjysmë. Vijmë nga Zvicra dhe po shkojmë në Greqi",- thotë një burrë.

"Jemi italianë dhe po shkojmë në Greqi. Herën e kaluar, kur u kthyem nga Greqia për në Shqipëri, kaluam menjëherë. Tani ka radhë shumë të gjatë dhe kemi kohë që presim. Po djersitemi nga vapa",- deklaron një tjetër.

"Kemi dy orë që presim këtu. Grekët na bllokuan. Po presim dhe nuk e di çfarë po ndodh",-shprehet qytetari.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:18
Rikthehet shërbimi në pikën kufitare Kapshticë, radhë e gjatë automjetesh! Përparësi mjetet e vogla dhe autobusët

 

Pas përfundimit të intervalit të pezullimit të lëvizjes, ka nisur kalimi i mjeteve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Dhjetëra automjete të vogla, autobusë dhe kamionë kishin krijuar radhë në anën shqiptare në pritje të hapjes së pikës kufitare greke. Menjëherë pas rifillimit të lëvizjes, autoritetet nisën nga puna ndërsa radha vijon të jetë e gjatë për shkak të fluksit të krijuar gjatë orëve të pezullimit.

Pas përfundimit të grevës, lëvizja në pikën kufitare ka rifilluar me përparësi mjetet e vogla dhe autobusët.