Greva, Tirana 24 h pa transport
urban, protestohet para Bashkisë

TIRANE- Qytetarët e Tiranës përgjatë gjithë ditës së sotme nuk do të mund të përdorin transportin publik, pasi ky i fundit është përfshirë në një grevë 24 orëshe. Veç kësaj, Sindikata e Punonjësve të Transportit Urban ka protestuar ditën e sotme para Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar këtij institucioni të caktojë çmimin e saktë të biletës së urbanëve. 

Në protestën e paralajmëruar të orës 10:00, Kreu i Sindikates së Transportit publik Zija Hasani tha se kërkohet nga Këshilli Bashkiak, që të mbledhjen e sotme, të caktohet çmimi i saktë, i cili sipas tij jo domosdoshmërisht mund të reflektohet në rritje të çmimit të biletës.
 
Kjo pasi siç tha Hasani, me ligjin e ri të vitit 2014, Këshilli Bashkiak duhet të përcaktojë çmimin e saktë, gjë e cila është bërë në të gjithë qytetet e vendit, përveç Tiranës. Në të kundërt, ai paralajmëroi se do të dërgohet në Kuvend kërkesa për ndryshime në ligj, ndërsa nuk përjashtoi edhe vijimin e protestave.

“Punonjësit e shërbimit urban kanë organizuar një protestë për të sensibilizuar Këshillin Bashkiak për të vendosur ccmimin e saktë të biletës, jo rritje të tij. Ccmimi është 30 lekë, por ky ka rënë poshtë me ndryshimin e ligjit, në vitin 2014, ccka do të thotë se është detyrë e Këshillit Bashkiak të caktojë ccmimin e e saktë. Qytetet e tjera të vendit e kanë bërë, ndërsa Tirana jo. Ne kërkojmë ccmimin e saktë. Kjo bëhet përmes negociatave të transportit dhe Bashkinë, gjë të cilën nuk e kanë bërë. Deri tani ccmimi 30 lekë na bllokon për të bërë konktrata. Ccmimi mund të jetë më i ulët, ose pa ccmimi, por duhet caktuar ccmimi i saktë. Nëse nuk ndodh gjë nga këshilli bashkiak do të bëhet dërgimi në Kuvend për ndryshimin e ligjit. Mund të ketë edhe protestë tjetër, por duhet të mblidhen strukturat.” tha Hasani

Sindikalistët janë shprehur se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e punonjësve, do ta intensifikojnë grevën, duke përfshirë edhe transportin interurban.

Greva e sotme vjen pas grevës së djeshme e cila u zhvillua për 3 orë, pikërisht në orët e mëngjesit nga 5-8, ku shumë prej qytetarëve kanë mbetur të grumbulluar pranë stacioneve të autobusëve. Nga ana tjetër sot në orën 18.00 do të mblidhet edhe Këshilli Bashkiak i cili në rendin e ditës ka parashikuar projekt-vendimin për diskutimin e çmimit të biletës.

protesta te bashkia

Greva
Sot transporti publik në Tiranë do të jetë në grevë 24 orëshe, duke mos i shërbyer qytetarëve. Të gjithë ata që përdorin këtë lloj transporti, duhet të zgjedhin një alternative tjetër për të lëvizur, pasi punonjësit e 6 linjave urbane në Tiranë nuk do të punojnë. Të mbështetur edhe nga sindikalistët ata kërkojnë vendosjen e çmimit të ri të biletës nga këshilli bashkiak, pasi mos miratimi i tarifave ka sjellë që shoqëritë e transportit të mos miratojnë pagat e reja, ndërkohë që kjo ka sjellë edhe vonesa në likuidimin e tyre.

Një propozim tjetër nga kompanitë e transportit urban në Tiranë, është rritja e çmimit të biletës në 50 lekë, nga 30 leke që është aktualisht. "Kemi shpallur grevë 24 orëshe. Baza kryesore është tarifa, sepse nëse nuk vendoset çmimi nuk pranojnë shoqëritë e transportit të ulen në negociata për të përcaktuar nivelin e pagave. Propozimi i shoqërisë sipas vitit të kaluar që janë bërë propozimet në kohën e nivelit që ka qenë çmim i karburantit, ka qenë 70 lekë. Meqë çmimi ka rënë mund të jetë oshilacion i diskutimit të çmimit, të bjeri deri në 50 lekë", thotë Zija Hasani, kryetar i sindikatës së punonjësve të transportit urban.

protesta

protesta

Transporti
Por, transporti publik është paralizuar edhe gjatë ditës së djeshme për tre orë. Shumë qytetarë nuk kanë mundur të shkojnë në punë apo në shkollë me autobus nga ora 05.00 deri në 08.00 për shkak të grevës të zhvilluar nga operatorët e transportit publik. Kjo grevë ka qenë paralajmëruese për grevën e sotme 1 ditore ku shoqëritë e autobusëve kërkojnë rritje të çmimit të biletës pasi prej 3 muajsh 800 punonjës nuk kanë marrë rrogat.



Tarifat urbane, sot diskutime në Këshill Bashkiak
Tarifat e transportit publik për vitin 2015 pritet të miratohen sot gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Tiranës. Në axhendën e njoftuar, një nga projektvendimet për diskutim do të jenë edhe tarifat e transportit publik, të cilat nuk dihet ende nëse do të mbeten në vlerën aktuale ku çmimi i biletës është 30 leke, apo do të ketë propozim për rritje. Më herët operatorët privatë që kanë nënshkruar kontrata me bashkinë për transportin urban në kryeqytet, kërkuan miratimin e tarifave për vitin në të cilin kemi hyrë, kompetencë kjo e këshillit bashkiak të Tiranës.

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq