TIRANE- Shqipëria ka një histori të pasur me greva urie, që në shumë raste kanë sjellë dhe ndryshime të forta, por që kanë dhënë dhe anën e keqe të pushtetit, teksa është ushtruar dhunë e s’është marrë parasysh asnjë prej kërkesave. Më 1991, më 1992 grevat e urisë sollën heqjen e emrit të diktatorit Hoxha nga Universiteti e rrëzimin e qeverisë së Nanos, ndërsa ajo e ish-të përndjekurve si dhe e kandidatëve për deputetë të PS respektivisht më ’94 e ’94 s’pati rezultat përpos dhunës mbi ta nga pushteti i Berishës.
Një grevë me shumë pasoja qe ajo e ’97 kur greva e studentëve në Universitetin e Vlorës, përplasja me SHIK shkaktoi viktima, solli reaksionin zinxhir të rënies së shtetit. Kulmi u arrit me lënien në grevë të deputetëve të PS më 2010 dhe me aktin vetëflijues të Lirak Bejkos që dogji veten me benzinë.
Shkurt 1991: Greva e studentëve që solli heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti. Është greva e parë që shembi simbolin komunist.
Janar 1992: Greva e minatorëve Valias kundër qeverisë së ish-kryeministrit Fatos Nano. U rrëzua Nano dhe u ngrit qeveria e stabilitetit.
Prill 1994: Greva e ish-të përndjekurve politikë të udhëhequr nga Kurt Kola për dëmshpërblimin. Nxirren me forcë nga qeveria e Berishës. Mori pjesë lideri i dhjetorit Azem Hajdari, u etiketua “Sigurims”.
Gusht 1994: Greva e ish të përndjekurve politikë në selinë e tyre. U lanë në mëshirën e fatit, derisa e mbyllën pa sukses.
Maj 1996: Greva e kandidatëve për deputetë të opozitës në selitë respektive për vjedhjen e votës nga Berisha. U masakruan nga policia dhe SHIK-u.
Mars 1997: Greva e studentëve në Universitetin e Vlorës, përplasja me SHIK shkaktoi viktima, solli reaksionin zinxhir të rënies së shtetit.
Gusht 1997: Greva e urisë e Pjetër Arbnorit, një protestë ndaj ligjit të miratuar nga mazhoranca e re për mediat vizive. Arbnori u ngujua në zyrën e Komisionit për Liritë e të Drejtat e Njeriut në kryesinë e Kuvendit. Mazhoranca u tërhoq duke ndryshuar ligjin e aprovuar të famshmin ”Amendamenti Arbnori”.
Nëntor 1997: Greva e deputetëve të PD e përbërë nga deputetët: Pjetër Arbnori, Azem Hajdari e Ylli Vejsiu që u ngujuan në një automjet pranë godinës së RTSH, duke protestuar ndaj censurës pa fituar gjë.
Nëntor 2008: Nëntë deputetë: Ilir Meta, Spartak Braho, Pëllumb Xhufi, Ndre Legisi, Dritan Prifti, Nikollaq Neranxi nga LSI, Petro Koçi, PSV-91 dhe Nard Ndoka, Ymer Tola dhe Frrok Gjini nga PDK hynë në grevë urie në sallën e Kuvendit. Ata protestuan kundër monopolizimit të rregullave zgjedhore të vendosura nga PD dhe PS. Greva e tyre s’arriti një fitore përfundimtare.
Maj 2010: Deputetët e PS e mbështetës të tyre hynë në një grevë 20 ditore urie përballë kryeministrisë në çadra, ku protestuan për votat e vjedhura më 2009. Përfundoi me darkën në restorant “Korkodil” në Strasburg. Pavarësisht premtimeve Berisha nuk u tërhoq.
Tetor 2010: Greva e ish-të burgosurve politikë afër stadiumit “Dinamo” për dëmshpërblimin moral dhe material. Asnjë përgjigjie nuk erdhi nga Berisha asokohe kryeministër, derisa Lirak Bejko, që më pas humbi jetën, u lye me benzinë dhe i vuri flakën vetes.
Maj 2014: Greva të larguarve nga puna, vijon prej disa ditësh, ende nuk ka asnjë rezultat.
Shkrimi u përditësua në 25 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta: Greva, një e drejtë që u politizua