TIRANE- Ish-kandidatja e PD për postin e kryebashkiakes së Durrësit Grida Duma dhe bashkëshorti i saj Ilir Shqina, u janë rikthyer problemeve në gjykatën e Tiranës lidhur me një kredi bankare të marrë për llogari të kompanisë ndërtimore “Kristian construction”, ku Grida Duma dikur ka qenë aksionere me 30 për qind.
Kjo kredi rezulton ende të mos jetë paguar nga Grida dhe bashkëshorti i saj dhe për pasojë një bankë e nivelit të dytë që ka dhënë kredinë, herë pas here ka kërkuar të sekuestrojë një apartament që Grida Duma dhe Ilir Shqina kanë vënë si garanci për lëvrimin e kredisë.
/Shqiptarja.com