Grida Duma, gati kandidimi për
kreun e bashkisë së kryeqytetit

Grida Duma, gati kandidimi për<br />kreun e bashkisë së kryeqytetit
TIRANE- Grida Duma, ish-zv.ministrja e Integrimit dhe e sapoemëruar nga kreu i PD-së Lulzim Basha në postin e Koordinatores së Marrëdhënieve me Publikun në këtë parti, pritet të jetë kandidate e opozitës për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore të 2015.

Burime brenda kupolës së selisë blu thonë se në kushtet kur tashmë është zyrtare tërheqja e kreut aktual të bashkisë Lulzim Basha nga gara për një mandat të dytë në këtë post, demokratët do caktojnë si kandidate për t’u përballuar në garën në emër të opozitës pikërisht Grida Dumën, që po përgatitet që përmes këtij promovimi në sferat e larta të PD-së, pavarsisht se është emëruar me firmën e kryetarit por dhe me daljet e shpeshta publike që të jetë ajo garuesja e së djathtës në kryeqytet.

Madje mësohet se vetë Duma e ka marrë seriozisht garën për kreun e bashkisë së Tiranës, duke qenë se e sheh dhe si një përgjegjësi të madhe, për shkak se do pasojë në garë vetë kreun e partisë Basha, i cili në zgjedhjet e 8 majit të 2011 shënoi atë fitore aq të diskutueshme përballë kreut të PS-së dhe ish-kreut të bashkisë, aktualisht kryeministër i vendit Edi Rama. Zgjedhje të cilat u cilësuan dhe nga organizmat ndërkombëtare si të prishura në tavolinë nga KQZ dhe kreu i këtij institucioni Arben Ristani.

Mësohet se Grida Duma shihet si e vetmja figurë brenda kësaj partie për të garuar në zgjedhjet vendore të 2015, ndonëse nuk e ka mbështetjen e të gjithë strukturave të kësaj partie në Tiranë, aq më tepër kur dihet se me ish-ministren Bregu por dhe me ish-kreun e Kuvendit Topalli, s’ka pasur marrëdhënie të mira. Por ajo duket e vendosur për të qenë përballë kandidatit të mazhorancës së bashkuar, e cila pritet të dalë dhe ajo me një kandidat të përbashkët, pavarsisht se deri më tani ende nuk është hedhur ndonjë emër për kandidat të mundshëm për të garuar në kryeqytet.

Ndërsa ende nuk është diskutuar nëse do të jetë ndonjë figurë potenciale e PS-së apo e LSI-së që do të marrë përsipër kandidimin për kreun e bashkisë së Tiranës, ndonëse duke parë të gjithë elementët e përfshirë në këtë garë si, konsumimi i pushtetit në këtë bashki nga Basha por dhe mundësia e një vote pro mazhorancës për shkak se ka pushtetin qëndror, e bën tepër joshës dhe të sigurtë një kandidim të tillë. A.A

Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)

E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)