Grida Duma, e cila humbi garën përballë Vangjush Dakos për Bashkinë Durrës me mbi 13 mijë vota diferencë, ka bërë një deklaratë për mediet ku e njeh humbjen por nuk e pranon atë. Duma tha se, humbja ka ardhur për shkak të shtrembërimit të realitetit, shtrëngesave dhe kufizimeve dhe e sheh si një humbje të mundësisë për të shkulur të keqen nga Durrësi. Madje ajo nuk i kurseu as sulmet ndaj Dakos.
“Përballë nuk kisha një kundërshtar të një profili intelektual, por një shërbëtor të vogël interesash që pati pas vetes të gjithë makinerinë e shtetit”, deklaroi Duma.
Kandidatja e PD-së nuk pranoi që të uronte kundërshtarin e saj duke e cilësuar rastin e Bashkisë Durrës të ndryshëm nga rastet në 60 bashkitë e tjera të vendit. Duma e cilëson këtë humbje si një betejë të sapofilluar me qytetarët e Durrësit, për të mbrojtur vlerat e këtij qyteti.
“Duke marrë peng varfërinë e njerëzve mori peng dhe votën. Nuk jam duke thënë aspak që nuk njoh përgjegjësinë e humbjes, por realiteti dhe e vërteta vijë nga disa shtrëngesa dhe kufizime. Marr dhjetëra e qindra mesazhe që thonë se nuk ka mundësi që rezultati të jetë ky. Ky është veçse fillimi i një beteje të madhe. Ky nuk është rasti i urimit të fitores, sepse nuk ka rast të ngjashme në këtë përmasë me atë që ndodhi në Bashkinë e Durrës”, përfundoi Duma.
Duma është rasti i vetëm në këto zgjedhje lokale që konteston rezultatin dhe nuk pranon humbjen edhe pse ka humbur me një rezultat shumë të thellë në krahasim me zgjedhjet e kaluara në Bashkinë Durrës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO