Grida Duma: Ervin Salianji është bashkudhëtari im! Një zë denoncues, rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo

Grida Duma: Ervin Salianji është bashkudhëtari im! Një zë denoncues, rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo

Ervin Salianji

Tirane- Grida Duma, deri para 2 vitesh politikania demokrate dhe sot autore dhe drejtuese e një emisioni politik ka pranuar zyrtarisht bashkëjetesën me Ervin Salianjin.

Më 26 shtator 2024 Gjykata e Apelit e Tiranës la në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin e PD-së për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’ për dosjen "Babale".

"Ervin Salianji është bashkudhëtari im", u shpreh Grida Duma në fillim të emisionit "Top Story" që ajo drejton.

Ervin Salianji është një bashkërrugëtar i imi. Thënë këtë me qartësinë e të qenurit gjithmonë e vërtetë në këtë format ku jam autore, mund të them që si bashkërrugëtar timin, e di fare mirë sesi ka zgjedhur ta krijojë identitetin dhe profilin e vetë politik. Një zë denoncues, një zë i cili ka krijuar figurën, denoncimin, identitetin dhe plot lëvizje të tjera të cilat sigurisht rrugëtimi i tij do ta provojë nëse vlenin në këtë nivel ose jo, dhe sesi do ta përballë ai këtë situatë.

Por identitet i krijuar nëpërmjet denoncimeve edhe atëherë kur PD që unë e njoh mirë, ka pasur dyshime nëse duhen kryer këto denoncime për shkak të forcës dhe për shkak të qartësisë se ku çonte përkundrejt një pushteti që sipas PD i kishte të gjitha të dhënat të ishte e dhunshme lufta me kundërshtarin", tha më tej Duma

Sot pritet të ekzekutohet vendimi për burgosjen e deputetit të PD-së Ervin Salianjit i cili dje me vendim të formës së prerë u dënua me 1 vit burg. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se sot në mëngjes do të hidhet shorti për të caktuar prokurorin dhe më pas ky i fundit do të firmosë vendimin për ekzekutimin e arrestit. Ndërkohë mund të ketë dhe vetëdorëzim në polici nga ana e vetë deputetit Salianji. 

Më 8 nëntor 2022 Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma në një deklaratë urgjente për mediat lajmëroi largimin e saj nga politika, duke lënë mandatin e deputetes.

    S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • o zot lu je: 27/09/2024 12:57

      salianji dhe duma burrshtetas shqipetare dhe themi ne pse nuk behet shqiperia

      Përgjigju
    • Askushi: 27/09/2024 09:07

      Qeke vajze pa shije dhe gusto

      Përgjigju
    • cash: 27/09/2024 08:43

      Atehere nuk duhet te drejtosh emisionin kur behet fjale per PD dhe kete katunarin e Bilishtit, sepse nuk mundesh te jesh e paanshme. Pastaj, se me cilin kerric zgjedh ti te udhetosh, eshte ceshtja jote. Nje pyetje per kuriozitet, vazhdon ti shkundesh tapetet nga ballkoni si atehere kur ishit ne ambasade ne Skandinavi me ish bashkeshortin? Jo per gje, por vazhdon te tregohesh si barcalete :)

      Përgjigju
      • skandinavi: 27/09/2024 13:10

        Te keqen na e trego barcaleten per GRIDEN....!Mo u merzit Grida se ka plot si salianji "5 leke tufa"!

      • Piro: 27/09/2024 12:28

        P p se lirohesh

    • Çekiçi: 27/09/2024 07:59

      Respekt dhe vleresim per te dy.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      23 Dhjetor, 23:33

      Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

    Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje