Një treg Krishtlindjesh u hap në Damask të enjten (19 dhjetor), dhjetë ditë pas përmbysjes së regjimit të diktatorit Bashar al-Assad.
Vizitorët u dyndën drejt tregut, ku shëtisnin dhe bënin foto pranë dekorimeve. Vizitorët tani po presin me shpresë që Siria të rindërtohet si një "vend për të gjitha sektet dhe fetë".
Më 8 dhjetor, luftëtarët nga Hayat Tahrir al-Sham, një grup islamik sunit që është shfaqur si forca dominuese në Sirinë post-Asad, morën kontrollin e vendit.
Që atëherë, shumë sirianë janë larguar nga vendi nga frika e persekutimit, pavarësisht garancive të sigurisë nga sundimtarët e rinj.