'Gripi dhe COVID-i njëkohësisht rëndojnë shëndetin', mjekja për Report Tv: Qytetarët të marrin të dyja vaksinat

Infektimi në të njëjtën kohë si me COVID ashtu dhe me grip mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore, ndaj mjekët këshillojnë vaksinimin për t’u mbrojtur.

"Padiskutim rastet që mund të jenë të infektuara dhe me virusin e gripit dhe me COVID mund të jenë më të ndërlikuara prandaj që ti shmangim këto skenarë është e mira që të kryhen vaksinat në kohën e duhur pra gjatë kësaj periudhë të bëhet vaksinimi dhe për ata që nuk e kanë bërë akoma vaksinën e COVID por edhe vaksinimin kundër gripit. Në lidhje pastaj me personat që janë më të rrezikuar janë personat me imunitet të kompromentuar, janë personat obez dhe të gjithë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike. Edhe gratë shtatzëna apo fëmijët nën 5-vjec padiskutim janë më të rriskuar nga prekja nga virusi i gripit", tha mjekja Ursina Hajdini për Report Tv.

Ndonëse ende nuk ka raste të konfirmuara me grip në vendin tonë, bluzat e bardha nuk e përjashtojnë qarkullimin e tij. Simptomat si temperaturë, rrufë apo dhimbje fyti ndonëse janë shumë të ngjashme me virozat stinore, mund të jenë tregues të gripit.

"Simptomat e gripit janë të njëjta dhe me virozat e tjera respiratore të stinës pra temperaturë, rrufë, kongjesionazal, teshtima dhimbje fyti në fillimet e veta apo në rastet më të lehta, pastaj sigurisht më vonë në rastet që shfaqen komplikacione këto mund të ndërlikohen me prekje dhe të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes prandaj pacienti duhet të paraqitet tek mjeku sepse nuk e diferencon dot vet nëse ka të bëj me gripin apo me një virozë tjetër dhe duhet të paraqitet që në simptomat e para", tha Hajdini.

Rastet me të komplikuara referohen në spital, aty ku u bëhet dhe tamponi për të përcaktuar llojin e virusit të gripit. Nga ana tjetër interesimi ka qenë i lartë për vaksinën e gripit, siç tregon mjekja e familjes Ursina Hajdini, ku vetëm në Qendrën Shëndetësore nr.2 në Tiranë janë kryer 350 vaksina gripi në javën e parë.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë