Këtë vit gripi ka pasur intensitet të lartë. Kështu deklaroi mjeku Ilir Alimehmeti në “Frontline- Interview" në Report tv në një intervistë me gazetaren Marsela Karapanço.
“Ka pasur intensitet më të lartë gripi këtë vit. Jemi në rënie për vitin”.
Gripi dhe COVID-i sipas mjekut janë barazuar.
“Fakti që njerëzit s’po dallojnë më simptomat a është grip apo COVID do të thotë se kanë filluar të barazohen. Covidi ka një preferencë për dimrin por nuk është strikt. Sivjet kemi dhe fruthin”, shtoi epidemiologu në Frontline Interview.
Alimehmeti shtoi se niveli i vdekjeve për shkak të gripit është i ulët megjithatë theksoi se nuk është zero.
“Nuk bën gripi ndonjë gjë të çuditshme. Mortaliteti është i ulët, POR ekziston aty është. Është e rëndësishme që ti themi gjërat siç janë. Sezonin e kaluar SHBA ka raportuar 20 mijë humbje jete nga gripi. Po të shikoni raportin e INSTAT mbi shkaqet e humbjes së jetës në 2022 23% e humbjeve të jetës janë për shkaqe dhe simptoma të papërcaktuara mirë. 1 në 5 humbje jete ne nuk i dimë arsyet. Shkalla e mortalitetit është e ulët por nuk është zero. Është një sëmundje që te njerëz me imunitet të dobët mund të shkaktojë probleme.”
Që ta përballoni sa më lehtë gripin dhe fruthin mjeku dha disa këshilla.
"Antibiotiku është i fundit kur sëmuresh. Në viruse s’ka asnjëlloj roli. Gjëja e duhur në momentin e duhur. Gripi nis përnjëherë. Mirë sot je direkt me 39-40, zgjat 2 ose tre ditë pjesa më e vështirë dhe fillon rënia. Paracetamol, Ibuprofen sipas nevojës. Pas ditës së tretë e shohim një përmirësim. Mund të zgjasë dhe më shumë 2-3-4 javë. Nëse nuk shohim përmirësim, shohim acarim të situatës, atëherë nuk do shkosh përsëri te antibiotiku por do të shkosh te mjeku. Ai do ta vendosë nëse është e nevojshme. Ne hyjmë te ajo popullatë që antibiotikë merr shumë para kohe. Mjeku më i afërt jo direkt qendra urgjenca e qendrës spitalor".
Lajmi kryesor:
Vaksina e fruthit shkakton autizëm? Mjeku Alimehmeti del garant: Shkenca e rrëzoi si tezë! Është virusi më ngjitës që njohim, të lodh më tepër se gripi
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
13.6%
-
Pak
13.6%
-
Aspak
72.7%
Vota total: 44
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si të mbroheni nga Gripi A H1N1, lë pasoja në mushkëri! Flasin për Report TV mjekë dhe epidemiologë: Urgjencat janë plot me të sëmurë, duhet të izoloheni 3 ditë
22 Janar, 14:13
-
Virozat e stinës/ Kreu i Urgjencës Kombëtare, Brataj: Nuk jemi ende në kulmin e shifrave! Ata që kanë forma të lehta duhen trajtuar në banesë
22 Janar, 12:48
-
Lëngje frutash dhe perimesh që ju mbrojnë nga gripi
19 Janar, 14:20
-
Gripi lë pasoja në mushkëri, rritet numri i pacientëve të rinj, mjekja: Mos e neglizhoni sepse kalon në pneumoni
17 Janar, 17:24
-
Akuzat e Berishës për Majkon, flet Fatos Klosi: Janë të pabesueshme, sulme politike! Nuk merret asnjëherë me programe, kapet me probleme personale
14 Janar, 19:26
-
Zuckerberg: Biden tha hiqni postimet për Covid e vaksinat! Më 11 janar 2020 u shënua viktima e parë nga virusi në Kinë
11 Janar, 15:04
-
Shpërthimi i virusit HMPV në Kinë, ekspertët: Nuk është si COVID-19, s’ka forcë për një pandemi! Në Hollandë u zbulua në 2001
6 Janar, 12:13
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Bilanci i 2024-ës, gazetarja Keti Banushi në '5 Pyetjet': Viti i SPAK! Po preken të paprekshmit! Alimehmeti: Korrupsioni nuk parandalohet me 20 prokurorë
30 Dhjetor 2024, 22:33
-
OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin
30 Dhjetor 2024, 21:04
-
I mori 8 mln lekë pacientes me COVID, Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren Tire Alldervishi, të pafajshëm infermierët (EMRAT)
27 Dhjetor 2024, 13:42
-
'Nuk ka më protesta klasike', Korreshi në Frontline: Berisha po vijon betejën për non-gratën! Nuk ka marrëveshje me PS-në
17 Dhjetor 2024, 20:12