Gripi i derrit, ISHP: 55 raste të
prekur në vend me virusin A(H1)

TIRANE- Laboratori i Institutit të Shëndetit Publik vazhdon të konstatojë raste në rritje të të prekurve nga gripi i derrit. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se 55 persona janë të infektuar nga virusi pandemik AH1N1, ndërkohë që rritje të rasteve ka edhe për gripin amerikan. “Numri i rasteve të identifikuara laboratorikisht me infeksion nga virusi  pandemik AH1 është 55 në të gjithë vendin, AH3 45, ndërkohë që nga 611 mostra të dyshuara për grip, vetëm në 100 prej tyre është izoluar virus i gripit.

Duke filluar nga muaji tetor 2013 e deri më dje janë raportuar 149 raste me sindromë të rëndë respiratore akute prej të cilëve, vetëm 17 (10 raste A/H1N1 pdm09 dhe 7 raste A/H3N2) raste rezultojnë pozitivë për virusin e gripit” thuhet në njoftimin e MSH-së. sipas këtij të fundit në lidhje me viruset qarkullues ato janë viruse të gripit sezonal pa ndonjë karakteristikë të veçantë deri tani. Ndërkohë ekspertët kanë theksuar se tashmë është ulur pragu për të kaluar në epidemi dhe qarkullimi i rasteve është i një niveli mesatar, por sërish me 16500 të prekur.

Shkrimi u publikua sot (06.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq