Gripi i derrit në Shqipëri, 10
raste të reja brenda 24 orësh

Gripi i derrit në Shqipëri, 10<br />raste të reja brenda 24 orësh
TIRANE- Rritet numri i të prekurve nga virusi i gripit të derrit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, në një komunikatë për mediat ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me virusin AH1 që njihet ndryshe si gripi i derrit, duke bërë që numri i personave të konfirmuar se janë me grip derri të shkojë në 36.

Ndërsa sa i përket virusit AH3 i njohur ndryshe si gripi amerikan numri i të prekurve është 36.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në total 476 mostra të dyshuara për grip janë dërguar në laboratorët e Institutit të Shëndetit publik, nga të cilët 72 prej tyre kanë rezultuar se janë mbartëse të virusit të gripit.

Mostrat dërgohen për shqyrtim nga pikëpamja e mundësisë së ndryshimeve genetike dhe strukturore, në laboratorin e referencës së OBSH-së në Londër, dhe deri tani, nuk rezulton të kemi tipe apo nëntipë të reja virusi.

Autoritetet shëndetësore po ashtu sqarojnë se 3 nga rastet me grip derri dhe 7 me gripin amerikan kanë shfaqur sindromën e rëndë resipiratore acute.

Po ashtu në të gjithë spitalet e vendit janë vënë në gatishmëri shërbimet e laboratorëve dhe reanimacionit, si dhe shërndarjen në sasi të mjaftueshme të barit antiviral TAMIFLU nga Instituti i Shëndetit Publik në spitalet universitare dhe rajonale. Ndërkohë personeli shëndetësor është pajisur me maskat e posaçme respiratore.

Në përfundim të mbledhjes së dytë të komiteti ad-hoc të zhvilluar sot në QSUT, ky komitet konkludoi se Shqipëria vazhdon të përjetojë një gjendje me intensitet mesatar të qarkullimit të virusit të gripit dhe me prirje rritëse.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin