Gripi i shpendëve, specialisti i veterinarisë: S'ka rrezik për konsumatorët! Asgjësimi të ishte bërë me djegie, jo groposje! Gazetari Rusta ngre pyetjen: A kemi garanci që disa s'do përfundojnë proshuta?

'Nuk ka asnjë rrezik nga konsumimi i mishit të pulave dhe vezëve', kështu deklaroi në 'Repolitix' specialisti veterinar, Edi Fero, pasi ngordhja e 340 mijë pulave për shkak të gripit të shpendëve ka ngritur shqetësimin e konsumatorëve se mos preken nga ky virus.

Fero theksoi se konsumatorët nuk rrezikohen as nga prekja e mishit të pulës që mund të ketë qenë e infektuar apo vezës dhe se konsumatorët duhet të qëndrojnë të qetë.

"Në këtë moment produkti që konsumohet nuk paraqet rrezik për të krijuar panik pasi sasia e këtyre stabilimenteve ka shkuar në treg. E gjithë sasia e vezëve ka shkuar në treg, por kjo sëmundje nuk prek njerëzit. Qoftë mishi apo vezët trajtohen në temperatura mbi 70 gradë nuk ka asnjë rrezik për konsumatorët. Nuk transmetohet sëmundja nga prekja e vezës apo pulës. Nuk kemi të bëjmë me një rrezik sa i përket konsumit të këtyre dy produkteve, konsumatorët duhet të jenë të qetë. Janë 500 mijë pula në treg që mungojnë. Kemi dhe pulari në gjendje normale që nuk janë prekur nga gripi dhe vazhdojnë aktivitetin", tha Fero.

Në lidhje me asgjësimin e shpendëve të ngordhur, specialisti u shpreh se djegia do të kishte qenë një mënyrë më e mirë sesa groposja, pasi sidoqoftë ekziston rreziku i ndotjes së ujërave nëntokësorë.

"Për groposjen, në raste të tilla, duhet të jetë Ministria e Mbrojtjes që të kryejë djegien qoftë në krematorium. Kjo procedurë është njëra nga dy procedurat që parashikon ligji, por ajo me djegie do ishte  emirë sepse e eliminon. Ne nuk e dimë nëse ai vend është i sigurt dhe nuk ka rrjedhje nëntokësore që mund të çojë mbetjet në rrjete të tjera nëntokësore", theksoi ai.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, i cili ishte sot i pranishëm në vendin ku groposën shpendët e ngordhur në Shijak, po ashtu ngriti dyshime në lidhje me sigurinë e kësaj mënyre asgjësimi. Ai tha se vetëm 100 metra larg zonës ku u bë groposja e pulave të ngordhura, ndodhet një përrua. Po ashtu ai ngriti edhe pikëpyetjen se sa siguri kanë konsumatorët që disa prej këtyre shpendëve të ngordhur nuk do të përfundojnë proshuta?

"Ato stabilimente që i përkasin qarkut të Durrësit që ka pula pa ngordhur, duhen asgjësuar. Apo të pa infektuarat konsideron të infektuara dhe ligjërisht duhen asgjësuar. Janë groposur në një zonë që ujërat e nëntokësorë i ka të konsiderueshëm. Në një distancë as 100 metra aty ka një përrua. Kjo zonë duhet të karantinohet dhe të ketë një zonë sigurie që të mos afrohet kush. Ka shumë pikëpyetje sepse gjithçka ka nisur që më 12 mars. A është normale groposja në këtë formë, transporti në këtë formë, hedhja e pulave në ajër? A kemi garanci që një pjesë e këtyre pulave nuk do përfundojnë proshuta?  Banorët e tjerë as nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh aty, na u desh ne 1 ditë e gjysmë të gjenim vendin e groposjes sepse Ministria nuk tregonte", theksoi gazetari.

Gripi i shpendëve u konfirmua në Shqipëri në datën 19 mars, ku është raportuar se 340 pula në disa pulari në vend kanë ngordhur. Shpendët e ngordhur janë groposur në zonën mes Metallës, Bodinakut, Karpenit dhe Shijakut, shumë pranë Marikaj, ndërsa Report Tv solli edhe pamje ekskluzive. Nga institucionet ka pasur një mungesë transparente që nga njoftimi se pulat ishin prekur nga ky virus e deri te groposja e tyre.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë