Gripi kalon në epidemi, 13 mijë
të prekur në të gjithë vendinÇfarë të bëni për të parandaluar gripin

Gripi kalon në epidemi, 13 mijë<br />të prekur në të gjithë vendinÇfarë të bëni për të parandaluar gripin
Gripi klasik i këtij sezoni e ka kaluar pragun epidemik, ndërsa janë më shumë se 13 mijë të prekur nga viroza në të gjithë vendin.
 
Kjo u konfirmua nga Instituti i Shëndetit Publik.
 
Aktualisht, sipas të dhënave të këtij institucioni, epidemia që po kalojmë i përket gripit klasik AH3, dhe mund të konsiderohet që gripi në vendin tonë është ulur këmbëkryq.
 
Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm për ditën e djeshme, në qendrat shëndetësore të Tiranës janë vizituar 576 pacientë ku midis tyre janë 301 qytetarë në moshë pediatrike. 

Ndërkohë ka filluar vaksinimi falas kundër gripit sezonal për moshat e treta dhe kryesisht për ata që vuajnë nga sëmundje kronike si dhe fëmijët mbi 9 vjeç. 

Situata vijon të jetë e rënduar edhe në qytetet e tjera si Durrës, Korçë dhe Shkodër, ku në 24 orët e fundit janë shënuar disa qindra raste me të sëmurë nga virozat e stinës. 

Tiranë
Nga të dhënat e bëra publike nga Ministri i Shëndetësisë mbrëmjen e djeshme vihet re se në Tiranë ka pasur fluks edhe në poliklinikat e lagjeve. Sipas këtyre të dhënave, 576 është numri i përgjithshëm i vizitave të kryera në datën 3 Janar në 10 Qendrat Shëndetësore të Tiranës.

Nga këto vizita rezulton se 301 janë fëmijë dhe 275 të rritur. Ndërkaq fluks pacientësh në qendrat shëndetësore, por edhe në Urgjencën Pediatrike ka pasur edhe gjatë ditës së sotme.

Durrës
Në Durrës situata paraqitet e rëndë. Në 24 orët e fundit në spital ka pasur 420 vizita nga pacientë që po vuajnë virozat e stinës.

Shkodër
Situata epidemiologjike edhe në Shkoder është në nivele të larta. Kjo bëhet e ditur nga shefi i epidemiologjisë pranë drejtorisë së Shëndetit Publik, Artan Mesi. Rreth 700 raste në javë janë evidentuar, ndërsa vetëm këtë të mërkurë në një qendër shëndetësore janë paraqitur 100 raste me grip.

Por, ndryshe nga ç'parashikohej situata në spitalin e Shkodrës paraqitet e qetë. Sipas shefes së repartit të pediatrisë, Greta Naraçi, gjatë ditëve të festave ka pasur një shtim të numrit të paraqitje në spital, por që nuk është shoqëruar me rritjen e numrit të shtrimeve. Ndërkohë, të shtruar në spital janë rreth 11 fëmijë.

Korçë
Përhapja masive e gripit në vend ka rritur së tepërmi edhe shifrat e fëmijëve të prekur nga virozat në Korçë të cilët i janë drejtuar shërbimit spitalor për t’u trajtuar. Ditët e fundit kanë sjellë një situatë alarmante për të gjitha grupmoshat e fëmijëve. 100 raste të prekura nga gjendje gripale raportohen nga spitali i Korçës çdo ditë ndërkohë që sipas mjekëve gjate ditëve te para te vitit ky fluks ka qenë i rritur edhe për shkak të ditëve të pushimit nga shërbimi parësor.
Sipas të dhënave fëmijët jo pak herë e kanë pasur të domosdoshme shtrimin në spital për shkak të gjendjes së rënduar. Ndërkohë ata nuk kursejnë këshillat për prindërit.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në qendrat e tjera spitalore të qarkut Juglindor ndërsa masat janë shtuar edhe në shërbimin e urgjencës së spitalit të duke vendosur 3 mjekë roje në çdo turn.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit