A është gripi një proces i zakonshëm i pastrimit të trupit? T'i japim kohë organizmit tonë të forcohet dhe ta luftojë vetë apo t’i drejtohemi medikamenteve? Këto janë dy pyetjet esenciale që nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike, trajtoi sot në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV. Sipas Jokës farmaceutika ka ndërhyrë që ne të harrojmë shumë gjëra.
“Nuk duhet quajtur grip një proces pastrimi i trupit. Sistemi jonë imunitar kur ngarkohet nga toksinat, nga mungesa e gjumit, nga lodhja, jep sinjale si dhembje koke, mund të kemi kollë, jemi të pafuqishëm dhe çfarë bëjmë ne? Me vrap shkojmë tek farmacia për të marrë ilaçe se na ka zënë gripi”.
Sipas Jokës, kjo nuk është gjëja e duhur për t’u bërë, ai sqaron se trupi jonë nuk është sëmurë, por po vetëpastrohet.
“Janë disa faza inkubacioni, zjarri i shërimit, shiu i pastrimit, heshtja e trupit” shpjegoi Joka. Sipas nutricionistit, trupi jonë e ngroh temperaturën duke djegur toksinat brenda nesh, kjo sjell shtimin e qelizave të bardha. “Në fazën që quhet shiu i pastrimit kemi rrjedhje të hundëve, debolesë, djersitje, kjo tregon që trupi po pastrohet” shpjegoi Joka.
Ndërsa gjatë fazës që njihet si heshtja e trupit kemi ulje të oreksit, pra trupi po punon në heshtje, është faza e rindërtimit qelizor, autofazia, vetëshërimi. Nutricionisti Joka thotë se në këtë fazë nuk duhet të bëni asgjë, duhet vetëm të dëgjoni trupin.
“Faza e fundit është pastrimi, tani edhe frymërarja bëhet më e thellë, fillon një lehtësim pas disa ditësh, trupi ka hequr barrën toksike, ka bërë një detoks natyral”, shpjegon Joka.
E gjithë situata, sipas Jokës, ndodh sepse ne në dimër marrim më pak vitaminë D, ecim më pak, mëlçia punon më ngadalë, ne konsumojmë më shumë ushqim, ndaj dhe trupi flet ndryshe.
“Ne dëmtojmë trupin duke marrë ilaçe. Duke i lënë toksinat brenda në trup do na fillojnë alegjitë, lodhjet kronike, sëmundjet autoimune, etj”, tha Joka.
Por kujdes ka raste që gripi mund të jetë edhe fatal. Sipas Jokës për fëmijët, të cilët kanë një sistem imunitar të pa formuar mirë, pra një sistem që nuk ka kujtesë, hipotalamusi është shumë më i ndjeshëm, sepse nuk është formuar. Fëmijët sëmuren më shpesh, por ka raste që nuk është grip, është dehidratim.
“Kur temperatura e trupit shkon 38 -39 gradë Celcius po ngordhin bakteret, po vriten viruse si dhe po rriten qelizat e bardha, trupi po nxjerr jashtë mukusin dhe toksinat. Lëreni atë të luftojë vetëm, për të krijuar një imunitet të fortë, megjithatë kujdes nëse kalon temperatura mbi 40 gradë, e cila vjen nga dehidratimi, atëherë duhet të merrni ndihmë mjekësore”, tha nutricionisti Joka.
Ndërsa tek të moshuarit edhe pse trupi ka përvojë, nuk ka rezerva minerale, mëlçia dhe mushkëritë punojnë më ngadalë, kjo sjell që kjo kategori njerëzish të kenë probleme më të shpeshta. Gjithashtu kujdes me vaksinën, pasi sipas Jokës, rezultati mund të jetë vetëm një mbrojtje e pjesshme.
“Nuk duhet parë vaksina si shpëtimi, mjekët e thonë shpesh, por duhet të kujtojmë qëllimin e trupit tonë që është - të na mbrojë dhe të reagojë, ne e bëjmë trupin dembel, duhet të krijohet kujtesë imunitare. Vaksina stimulon, pra fut viruse në trup që të aktivizohet sistemi jonë imunitar për ta sinjalizuar që ne po sulmohemi”, tha Joka duke shtuar se ka aq shumë viruse dhe rezultati i një vaksine do ishte një mbrojtje e pjesshme. “Nëse ne marrim vaksinën, trupi do reagojë më ngadalë ndaj infeksioneve, do varësohet. Gripi është një servis që i bëhet trupit për të na pastruar nga mukozat, për të na çliruar nga toksinat dhe për të na forcuar sistemin imunitar”, përfundoi Joka si dhe këshilloi në këtë periudhë konsum të çajrave, lëngjeve, suprave si dhe banjave të shpeshta me ujë të vakët e të ftohtë.
Komente












