Gramsh, sherr jashtë lokalit, i riu plagos me pistoletë 35 vjeçarin

Gramsh, sherr jashtë lokalit, i riu plagos me pistoletë 35 vjeçarin

Foto ilustruese

Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar në një plagosje me armë zjarri në qytetin e Gramshit. Sipas të dhënave të para të policisë së këtij qyteti ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali ku shtetasi Mikel Hoxha, rreth 28 vjeç, banues në Gramsh, për motive të dobëta ka plagosur në kofshë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.H., rreth 35 vjeç, banues në Gramsh.

I plagosuri është transportur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. 

Njoftimi i policisë

Në ambjentet e jashtme të një lokali në qytetin e Gramshit shtetasi Mikel Hoxha, rreth 28 vjeç, banues në Gramsh, për motive të dobëta ka plagosur në kofshë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.H., rreth 35 vjeç, banues në Gramsh.

I plagosuri është trasportuar në spitalin e Gramshit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?