Gruaja dhe burri i së
ardhmes? S'janë "super"

Gruaja dhe burri i së<br />ardhmes? S'janë "super"
Do të jemi më të gjatë, me një tru shumë më potent, por pa dhëmbë sepse ushqehemi vetëm me pilula që në vogëli? Apo do të jemi më të shëndoshë, me muskujt e atrofizuar dhe me një tru të vogël? Vështirë të parashikohet se si do të jenë burri dhe gruaja pas disa mijëra vjetësh: fantashkenca e ka bërë këtë me zell, duke propozuar versionet më shumë ose më pak të çuditshëm, por madje edhe shkenca ka provuar të marrë përsipër disa hipoteza. E ka bërë së fundmi edhe revista “New Scientist” duke komentuar disa studime mbi evolucionin dhe pak më shumë se 150 vjet nga koha e publikimit të "Origjina e Specieve" e Charles Darvin.

PËRSHTATJA

Nuk e dimë nëse Darvini kishte një teori në lidhje me të ardhmen e njeriut, por Maurizio Casiraghi, president i Shoqërisë italiane për biologjinë evolucioniste, thotë: "Darvini fliste për prejardhje me modifikim dhe jo për evolucionit, sepse në këtë term është i implikuar idea se speciet priren drejt një përmirësimi. Por nuk është e thënë që të jetë domosdoshmërisht kështu, sepse kush është "shpërblyer" nga procesi i seleksionimit natyror nuk është më i miri, por ai që ia del të mbijetojë më mirë: evolucioni nuk është risi, por është, përkundrazi, arti i përshtatjes".

Morali? Nuk duhet të presim që njeriu i së nesërmes të jetë domosdoshmërisht një super-njeri, përkundrazi. Mendohet se njerëzit do të jenë më të gjatë, për shkak se në më pak se disa shekuj gjatësia mesatare e popullsive perëndimore është rritur me 10 centimetra. "Por jo domosdoshmërisht do të vazhdojë të "rritet" për shkak se rritja e trupit e regjistruar nuk nënkupton një ndryshim gjenetik, që është në fakt ajo që ne duam të flasim për evolucionin - kundërshtoi Antonio Torroni, një profesor i gjenetikës në Departamentin e Biologjisë dhe Bioteknologji, Universiteti i Pavias. – Rritja e gjatësisë së trupit është më shumë rezultat i një mjedisi të ndryshëm: vaksinat, kujdesi më i mirë shëndetësor, një dietë e pasur ushqyese po na ndihmojnë për të shprehur më mirë potencialin e specieve, por gjenet nuk kanë ndryshuar".

USHQIMI

Është e vështirë të thuhet nëse do bëhemi më të shëndoshë, edhe pse duket se ndonjë ide e vagët ekziston: ne jemi duke u bërë akumulatorët e yndyrës, duke gjykuar nga ajo që ka denoncuar një kërkim në “International Journal of Obesity”: fëmijët e sotëm në krahasim me ato të 30 viteve më parë, me të njëjtën peshë dhe gjatësi trupore, kanë 23% yndyrë më shumë dhe 3% më pak të dobët. Faji është i ushqimit të keq, që ndoshta në terma afatgjatë mund të ketë paradoksalisht edhe një efekt pozitiv, pasi nëse organizmi ynë përshtatet me të dhe e toleron, thonë studiuesit, mund të bëhemi "rezistent" ndaj diabetit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Disa teori, nga ana tjetër, tregojnë se ka gjasa të kemi një varësi më të madhe nga teknologjia mjekësore, për shkak se sistemi ynë imunitar, që po bëhet gjithnjë e më shumë “dembel” nga vaksinat dhe antibiotikët, do të na bëjë më të brishtë. Por disa karakteristika të caktuara njerëzore, duket se janë me të vërtetë duke ndryshuar: sot 90% e fëmijëve kanë nevojë për aparatin që u drejton dhëmbët, sepse kockat dhe muskujt e nofullës dhe nofulla e poshtme janë më të dobët se sa në të kaluarën. Dhëmbët janë duke u bërë gjithnjë e më të vegjël dhe gjykohet se ata tashmë rrezikohen të zhduken: 35% prej nesh lindin pa dhëmbë, dhe disa të tjerë kanë 1 ose 2, sepse dhëmballët e fundit, për shkak të mënyrës së ushqimit, nuk po na shërbejnë më.

PA MUSKUJ

Evolucioni në fakt tenton të eleminojë tipare të panevojshme, përmes të së ashtuquajturës seleksionim i relaksuar: zhdukja është më shumë ose më pak e ngadaltë në varësi të shpenzimit të kërkuar për të mbajtur në funksion një karakteristikë të caktuar si dhe nga numri i gjeneve të përfshira, saktësojnë studiuesit amerikanë të “National Evolutionary Synthesis Center”. Prandaj, sipas shumë studiuesve, në të ardhmen ne do të jemi pa flokë, duke qenë se nuk do të kemi më nevojë për qimet në lëkurë që të na ndihmojë në rregullimin termik; dhe të dobët, sepse ne do të humbasim pjesën më të madhe të muskujve, e cila do të dalë jashtë lojës për shkak të aktivitetit tepër të pakët fizik për pjesën më të madhe të njerëzve.

Ka nga ata që madje supozojnë se në të ardhmen madje nuk do të kemi edhe disa nga gishtërinjtë e këmbës, sepse ata nuk janë më të nevojshme për tu ngjitur në pemë, (por ekuilibri do të mbetet e ndoshta kjo është arsyeja që ende nuk i kemi humbur gjishtat) dhe ka të ngjarë që, në një bota multikulturore dhe një numër gjithmonë në rritje të popullsive të vogla të izoluara, njeriu i së ardhmes, mund të jetë një gjysmë-race me karakteristikat e ndërmjetme mes grupeve të ndryshme etnike. Të gjitha spekulime, natyrisht.

POPULLSIA

Ne bëjmë mesatarisht më pak fëmijë

"Evolucioni është i paparashikueshëm, ne vetëm mund të spekulojmë për trendet, duke vlerësauar atë që ka ndodhur në të kaluarën - thotë Casiraghi. - Për më tepër, njeriu është një specie me vetëm 200.000 vite jetë, pra vetëm një frymë krahasuar me ekzistencën e Tokës. Gjenomi ynë nuk ka ndryshuar shumë nga paraardhësi i përbashkët me shimpanzetë, në mënyrë që diferenca jonë me "të afërmit" tanë të parë është vetëm 2%: por nuk është ky numër i vogël i gjeneve që na bën të ndryshëm nga një shimpanze, por fakti që genet tona "funksionojnë" në një mënyrë tjetër, për shkak se gjenet e njëjta mund të sillen ndryshe në kontekste të ndryshme zhvillimore.

Prandaj, në qoftë se një gjen ka ndryshuar është shumë e vështirë për të kuptuar se si kjo do të ndikojë në zhvillimin e përgjithshëm të një organizmi, prandaj, kjo është praktikisht e pamundur për të bërë supozime të arsyeshme". "Përveç kësaj, sot popullsia është shumë më e madhe dhe ne bëjmë fëmijë mesatarisht më pak - shton Torroni-. Një karakter, çfarëdo qoftë, mund të jetë dobësuar në të tërë qenien, dhe nuk është më e pamendueshme një "efekt themelues" që çon në kalimin e një geni te shumë njerëz duke ndikuar në evolucionin, siç ka ndodhur, për shembull, në Azi me pasardhësit e Genghis Khan: ai dhe bijtë e tij të panumërt kanë pasur shumë pasardhës, madje edhe sot njihet "shenja" në 2-3% të kromozomit Y mashkullor të vendeve aziatike".

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash