'Gruaja e burrit tim', një komedi e zezë për jetën e dyzuar! Shfaqja me regji të Kiço Londos vjen për publikun në Tiranë

Janë dy gra, që secila, pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë.

Kështu fillon komedia “Gruaja e burrit tim”, e cila vjen për publikun e kryeqytetit nga teatri shëtitës “Çajupi” pasi është pritur me sukses nga spektatori në Gjirokastër, Elbasan dhe Durrës.

Një komedi repertori, shfaqja ka dhënë një provë rreth 28 vjet më parë, ku në skenë janë ngjitur aktorët Vasillaq Vangjeli, Xhevahir Zeneli, Agim Bajko, Pranvera Veizi, Marjana Kondi apo Mehdi Malka. Sot, ajo vjen në skenë me një kast aktorësh të rinj.

“Është e njëjta komedi. Dikur ka ardhur me titullin ‘Një burrë me dy gra’, sot vjen me titullin ‘Gruaja e burrit tim’ me një kast aktorësh që më kanë befasuar.  Është një komedi që në pamje të parë duket sikur është për një burrë me dy gra. Në fakt është një komedi matanë këtij dualiteti. Është një komedi për njerioun që kërkon të jetojë edhe këtu, edhe atje. Pra, për njeriun e dyzuar. Është një njeri, i cili kërkon që duke jetuar edhe këtu, edhe atje, kërkon të shqyejë hapësirën që e mbyt, që e rrethon, por në mjaft raste kjo është e pamundur dhe bëhet sebep për situata humori.”, - shprehet Londo.

Një farsë angleze brilante, e interpretuar me sukses në të gjthë botën, për London, kjo pjesë dhe autori i saj i bëjnë nder jo vetëm teatrit shërtitës, por edhe teatri shqiptar dhe gjithë teatrit kudo. Shfaqja e parë në kryeqytet ka qenë mbrëmjen e së premtes, ndërkohë që do të vijë edhe këtë të shtunë në orën 19:00 në qendrën Kristal.

“E shtuna është me pak risk, por kemi kohë të shohim edhe shfaqjen, edhe të pimë kafen dhe pastaj të shkojmë në shtëpi të shohim ndjeshjen e sportit sepse shfaqja është vetëm 75 minuta.”, - shpjegon regjisori.

Londo shprehet se ndihen krenarë, që janë një teatër shëtitës, i vetmi i këtij lloji në vend, por edhe i vetmi teatër repertori në Shqipëri.  Momentalisht, teatri “Çajupi” ka shtatë vepra në repretor, që lëvizin në skena të ndryshme. Pjesë e tyre janë drama, komedi, por edhe shfaqjet për fëmijë dhe adoleshentë.

 

 

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty