TIRANË- Bashkëshortja e politikanit Alfred Peza, zonja Mirela Ndini, rezulton të jetë pronare e një pakete aksionesh në Credins Bank, me vlerë jo te vogel, por plot 1.13 miliardë lekë të vjetra.

Kjo është zbuluar nga disa njoftime të mediave, që i referohen një dokumenti të Qendrës Kombëtare të Binzesit, (QKB) ku pasqyrohet emrat e gjithë aksionerëve të kësaj Banke.

Sipas kontratës noteriale së blerjes së aksioneve, më 17.3.2015, afro dy vjet pasi Peza është zgjedhur si deputet i Partisë Socialiste, Ndini ka blerë nga aksionari tjetër Aleksandër Pilo një paketë aksionare me vlerë 1.13 miliard lekë të vjetra, afro 1 milion dollarë.

Aktualisht ajo zotëron 0.79 për qind të kapitalit të Bankës, që zotërohet nga 31 aksionerë.

Ndërmjet këtyre aksionerëve ndodhet dhe një tjetër deputet tjetër i PS, Ervin Bushati, i cili, me bashkëshorten e tij, kanë sëbashku një paketë aksionare prej 0.18 për qind të kapitalit të përgjithshëm të Credins Bank.

Zonja Ndini (Peza) ka punuar si gazetare dhe më pas zëdhënëse në Ministrinë e Transporteve, para dhe pas vitit 2005. Më pas, gjatë qeverisjes së Berishës, ishte drejtoreshë në Ministrinë e Jashtme, ku demokratët e ulën në detyrën e përgjegjëses së sektorit të medias, të cilin e mban edhe sot e kësaj dite.

Vështirë të besohet se 1 milion dollarë i ka kursyer nga puna e saj.



fkasimile banka credins
(Kontrata e shit-blerjes se aksioneve)

lista


(Lista e aksionereve sipas revistes ekonomike, Monitor)

(d.b/Shqiptarja.com)