Pyetjes për bindjen politike dhe konkretisht: "Kur jeni bërë e djathtë?" Elsa i përgjigjet: "Jam bërë thua"? Gruaja e kandidatit të djathtë për bashkinë e Tiranës e ka deklaruar këtë në emisionin “E Diela Shqiptare” 

 “As më ka tërhequr kurrë politika, s’ka qenë asnjëherë e pranishme në familjen time. Por kur vinte puna…babai ishte i majtë dhe nëna e djathtë, babai njeri i punës…jam pak vajza e babait…është një ndër heronjtë e pakët të Shqipërisë. Ndoshta ka ndikuar edhe edukata familjare, kemi qenë tolerantë ndaj të gjitha fuqive politike. I bie të jemi gjysma majtas gjysma djathtas. Tani qytetarët të votojnë për më të mirin, për Halimin dhe për PD. Kështu dhe unë do jem gjithmonë me krahun e djathtë të Halimit”,­- tha ajo.

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka qënë i ftuar me bashëshorten e tij Elsa e cila  tha gjithashtu se përgjegjësia që pretendon të marrë Halimi në krye të Bashkisë së Tiranës, nuk është aq e madhe se sa ajo që ka pasur si ministër.

“Përgjegjësia e ministrit më është dukur edhe më e madhe se sa kjo e bashkisë. Kur vjen puna për Tiranën prapë Tiranën ke, zvogëlohet përgjegjësia, mendoj unë”,­ tha ajo.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)