Sfida “10 vite më parë” është përhapur në të gjithë botën si tek personazhet publikë ose jo. Ata që pranojnë sfidën janë të detyruar të publikojnë një foto të 10 viteve më parë dhe një të sotmen për të vënë në pah ndryshimin e një dekade.
Pjesë e kësaj sfide është bërë edhe Anita Haradinaj, gruaja e kryeministrit shqiptar Ramush Haradinaj. Bashkëshortja e kreut të Kosovës ka publikuar një foto të 10 viteve më parë dhe duket se ka pësuar një ndryshim shumë të madh. Që nga mënyra e pozimit e deri tek grimi, Anita duket krejtësisht tjetër njeri.