Gruaja e ndau, burri kërkon ribashkimin me të në 'Pa Gjurmë': Për hatër të fëmijëve...një 60-vjeçar ma shkatërroi familjen

TIRANË- Një baba që kërkon të takojë fëmijët dhe ish-bashkëshorten dhe kërkon ribashkim me ish-gruan. E rrëfyer këtë të martë në emisionin ’’Pa gjurmë’’ në Report TV kjo histori solli në studio Lulëzim Çekanin nga qyteti i Elbasanit, i cili i bën apel ish-gruas së tij Elvira Trimit.

2 vajzat e çiftit Çekani jetojnë me nënën, pas ndarjes së prindërve në vitin 2016, për shkak të konflikteve të xhelozisë. Lulëzim Çekani vendosi ta rrëfejë në emisionin ’’Pa gjurmë’’ këtë histori, kur pas afro 16 vitesh martesë më Elvirën, kjo e fundit mori dy vajzat dhe u zhvendosën në Tiranë për të ndërtuar një jetë të re.Konfliktet mes çiftit kishin nisur që herët, kur në vitin 2014 Elvira punonte bashkë me të shoqin në një fabrikë bimësh mjekësore, në Elbasan ku u njoh me një 60-vjeçar me te cilin dyshohet se pati një marrëdhënie. Do të ishte ky dyshim i pare, që do të ndikonte në marrëdhënien e ciftit vite pas. Elvira kërkoi divorcin, ndërsa pas 3 seancave gjyqësore të zhvilluara, më 15 tetor 2016 çifti ndahen.

"Isha në Greqi, i bleva një laptop vajzës së madhe se filloi gjimnazi, unë punoja turn i dytë dhe i tretë. I thashë gocës që lëre laptopin, ai kishte frikë se unë do ia thyeja...debatuam unë ia futa një shpullë dhe erdhi policia, për dhunë në familje. Erdhi motra e gruas nga Tirana dhe e mori. Këtu nisi konflikti mes Edlirës dhe meje, për punën e vajzës Unë isha në Greqi, shkoja në Pogradec të motra e kësaj dhe ajo më tha që "unë do e lë Lulin". Unë i tha "pse do më lërë mua". Punoja atje, rrija me 6 mujor. Më pas u ftof si njeri, nuk u afronte më, rrinte gjithë ditën në celular në internet. "I thoja pse rri kaq shumë në internet, me kë flet". Aty nisi xhelozia. Nisim një punë, afër shtëpisë. E futi babi në punë, ishte për bimë mjekësore. Ajo filloi punë në vitin 2014. Pastaj futem dhe unë. Aty zbulova, e kuptova pasi u bë divorci në 2016. Ajo iku në Tiranë pastaj dhe iku në një shoqatë tek gratë e dhunuar. Unë s'e kam dhunuar. Ajo ka marrë një urdhër mbrojtje ndaj Lulëzimit, por unë s'e kam dhunuar", tha në studion e Report Tv, Lulzimi.

Dy muaj nga ndarja, gruaja mori dy vajzat dhe u largua nga shtëpia në Elbasan për në Tiranë, ku qëndroi për një muaj tek e motra, më pas në një shoqatë të grave të dhunuara ku qëndroi pak kohë dhe më pas u kthye përsëri në Elbasan. Me kthimin e saj në Elbasan, ish-bashkëshorti, Lulëzimi pëforcoi dyshimet se ish- bashkëshortja kishte patur një lidhje me Dh.Q, madje ai i kishte paguar edhe qeranë e shtëpisë në Elbasan. Të njëjtën lidhje jashtëmartesore kishte zbuluar nga krahu tjetër edhe bashkëshortja e 60-vjecarit, për shkak të mesazheve që Elvira i kishte dërguar atij.  

Në gusht të vitit 2019 Lulëzimi përfshihet në një konflikt fizik me këtë person, ndërsa kur kthen vajzën e vogël, në shtëpinë ku jeton ish-bashkëshortja nga dera po dilte 60-vjecari. Në sherr e sipër Elvira njofton policinë, ndërsa Lulëzimi shoqërohet në komisiariat. Ish-Bashkëshortja pajiset me urdhër-mbrojtje.

"Është një 60-vjeçar, ne kemi punuar të dy aty. I kam shkuar në shtëpi, kemi pirë kafe. Ai burri e ka ndihmuar për çdo gjë. "Ik e merre gocën te shpija" më tha dhe ma sill mbasdite" një ditë. Kur shkoj ta kthej, ky zotëria del nga banesa, unë i thashë dil përjashta. Ai burri ka qenë i martuar, dhe në fillim gruaja e tij ka thyer xhamin e banesës, dhe më pas edhe unë kur e pashë në shpi atë burrin. Ajo të bëj çfarë të dojë, por të mos m'i lërë fëmijët në rrugë. E luta 2 vjet, merri vajzat dhe kthehu në shtëpi, por ajo nuk deshi. Unë kur kam ikur, e kam gjetur vajzën jashtë. Rri vetëm kur kthehet nga shkolla. Vajza më tha "o babi pse unë do rri sa andej këtej. I kam shkuar të shpia e këtij dhe i kam thënë "ç'lidhje ke ti me zonjën time, hiq dorë". E kam pasur shok pune. "Sa të jem gjallë unë do të të nxij jetën" mu përgjigj", tregoi Lulzimi.

Përpos të gjithave, Lulëzimi në rrëfimin e tij këtë të martë në ’’Pa gjurmë’’ ka një apel për ish-bashkëshorten. Duke shpresuar rikthimin me të, për hir të dy vajzave D.C dhe E.C, 18 dhe 9 vjeçe, ai kërkon të lë pas çdo gjë dhe të rindërtojnë një jetë nga e para.

"Sa kam pasur mundësi i kam ndihmuar, se jam pa punë. Unë nuk kërkoj që të marrë fëmijët. Nuk i ndaj fëmijët nga nëna", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër