Gruaja e vrarë, rastësisht në
tavolinë me Elton Fushën

Gruaja e vrarë, rastësisht në<br />tavolinë me Elton Fushën
TIRANË –  Bashkëshortja e pronarit të një lokal bastesh në rrugën “Vaso Pasha” u vra gabimisht mbrëmjen e djeshme në një atentat që kishte objektiv 36 vjeçarin, me të cilin ndodhej ulur në një tavolinë.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme (9 shtator) rreth orës 21:30 në zonën e ish-bllokut, në lokalin  "Xhoi Lloto",  të cilin Elton Fusha kishte marrë me qera.
 
Policia në një njoftim për shtyp informon se në momentin e vrasjes në tavolinë ka qenë të ulur Elton Fusha së bashku me Fatos Hoxhën pronarin e "Xhoi Lloto" dhe bashkëshorten e tij, Majlinda.

VRASJA 
“Mbrëmë rreth orës 21.30 në rrugën “Vasho Pasha” në ambjentet e brëndëshme të lokal “ Xhoi Lloto” marrë me qera nga shtetasi Elton Fusha, kur ky i fundit është qëlluar me armë zjarri pistoletë ne drejtim të tavolinës ku ishte ulur sëbashku me shtetasit Majlinda dhe Fatos Hoxha.”- thuhet në njoftimin për shtyp të publikuar sot. Elton Fusha mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Majlinda Shukri Hoxha, 28 vjeçe, humbi jetën menjëherë në vendin e krimit.


Elton Fusha kishte marrë me qera lokalin “ Xhoi Lloto”i cili ishte në pronësi të Fatos Hoxhës.

HETIMET
Në vendngjarje jane sekuestruar me cilësine e provës materiale 5 gëzhoja arme zjarri kalibër 9 mm, 3 predha plumbi. Aktualisht grupi i posacëm hetimor po punon intesivisht këtë cështje në drejtim të zbardhjes tërësisht të rrethanave të ngjarjes dhe indetifkimin e kapjen e autorëve. Po merr në pyetje personat që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit.

Policia po heton dhe pistën e hakmarrjes. Elton Fusha, 38 vjeç ishte person me precendetë penalë dhe një nga pistat e hetimit është ajo e një lidhje të mundshme me një plagosje të ndodhur në 2009.

Sipas policisë Majlinda Hoxha është viktimë e rastit, pasi shenjestra ka qënë Elton Fusha, një person me precedentë të mëparshëm penalë.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Tiranë, për vepren penale “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2 K.Penal. Ngjarje e ndodhur në territorin e Komisariatit të Policise Nr.2, Tirane.

vrasja ne bllok
vrasja ne bllok
(Foto nga vendngjarja)

Lajm u përditësua. Fillimisht u publikua në orë 22:00 (9 shtator) dhe u përditësua ora 09:00 e 10 shtatorit)

 Redaksia online
(ar.sh/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit